• Banner

Beteja e librave, Jonathan Swift
  • Beteja e librave, Jonathan Swift

Beteja e librave, Jonathan Swift

Nga rrëgjimi i duarduarshëm surreal rrjedhin saktësime groteske: beteja e Suiftit zhvillohet "të premten e shkuar në Bibliotekën Mbretërore"; poetët janë shndërruar në pararoja të kalorësisë së lehtë, këmbësorët janë rekrutuar nga mesi i historianëve, përkthyesit janë të domosdoshëm, porse mercenarë puthadorë.

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Beteja e librave
Origjinali: A full and true account of the battle fought last Friday between the antient and the modern books in St. James's Library
Gjinia: Roman
Autori: Jonathan Swift
Shqipëroi: Azem Qazimi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2018
Fq. 72
Pesha: 0.107 kg.
ISBN: 978-9928-113-79-5

Koment nga George Steiner

Siç ka treguar Ernst Kurtiusi: "Grindja midis të Lashtëve dhe Modernëve" – debati mbi parësinë e klasicitetit ndaj modernitetit – zë fill në Mesjetë dhe është i lidhur ngushtë me kushtet e Europës së sapodalë nga latiniteti dhe me evokimet e qarta që Rilindja u bënte burimeve, modeleve dhe idealeve të veçanta antike.

Epika rilindase, tragjedia neoklasike, disa forma lirike, si odet dhe satira (si në vargje, ashtu edhe në prozë), e shpallin hapur borxhin e tyre – natyrën e tyre si imitatio dialektike – ndaj pararendësve grekë dhe latinë.

Ishte krejt e ligjshme të pohoje se letërsitë në gjuhët popullore, që lindën si rrjedhojë e së tatëpjetës së communitas – it helenistiko – roman, s'ishin veçse shtojca të Homerit dhe të Virgjilit, të Senekës dhe të tragjikëve grekë, të Pindarit, të Horacit dhe të Juvenalit.

***

.... Nga rrëgjimi i duarduarshëm surreal rrjedhin saktësime groteske: beteja e Suiftit zhvillohet "të premten e shkuar në Bibliotekën Mbretërore"; poetët janë shndërruar në pararoja të kalorësisë së lehtë, këmbësorët janë rekrutuar nga mesi i historianëve, përkthyesit janë të domosdoshëm, porse mercenarë puthadorë.

Të mëdhenjtë in – folio do të bëhen pluhur nga minjtë; kjo shëmbëlltyrë e përpunuar që, në kuptimin e dyfishtë literal, rrjedh nga "mi biblioteke", pleks në vetvete referimin ndaj pluhurit, me jetëshkurtrën e grimcave lëndore.

Katalogu i kapedanëve rivalë është një parodi e përpiktë që minimizon përmes teprisë retorike, thirrjen nën armë të Iliadës...

Fragment nga libri

.... Me të mbërritur ora e prerë nga fati, zuri beteja; po, përpara se të kuturis ta përshkruaj fije e për pe, më duhet që, në shembullin e autorëve të tjerë, të grish qindra gjuhë, gojë, duar e pena, të cilat, megjithatë, s'do të mjaftojnë për t'ia dalë në krye një bëme kaq të ndriçme.

Thuajmë, o hyjneshë që vigjëlon mbi Historinë, kush u sul i pari në fushë të betejës!... Atëbotë, Aristoteli, me të pikasur Bekonin që po avitej çehrengrysur, çoi harkun dhe vërviti shigjetën, veçse ajo nuk e zuri Modernin e çartur, po, gjithë duke vërshëllyer, i kaloi atij mbi krye dhe vajti e i ra Dekartit; një grimë më vonë, maja e çeliktë gjeti një të metë në helmetë, përshkoi lëkurën dhe kartonin e saj të dyfishtë dhe iu ngul në syrin e djahtë.

Harkëtari u zgjërrye përdhe mes dhimbjesh të llahtarshme, gjer hoqi shpirt, a thua se një yll me forcë tërheqëse vigane po e thëthinte në shtjellën e tij...

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113795
ean13
9789928113795
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Collins Classics

Guliver’s travels, Jonathan Swift

On his travels he continues to meet others who force him to reflect on human behaviour - the giants of Brobdingnag, the Houyhnhnms and the Yahoos. In this scathing satire on the politics and morals of the 18th Century, Swift's condemnation of society and its institutions still resonates today.

Çmimi 3,90 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dy zotërinj nga Verona, Uiliam Shekspir

Në fillim të komedisë, Valentini po përgatitet për t'u larguar nga Verona për në Milan, që të zgjerojë horizontin e vet. Ai i kërkon mikut të tij, Proteut, që të niset me të, por ai është i dashuruar me Xhulian dhe nuk pranon të largohet. I zhgënjyer, Valentini i lë lamtumirën Proteut dhe largohet i vetëm.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

"Portreti i Dorian Greit", fryt i fundit të shekullit të 19 – të, mund t'i flasë ende lexuesit të shekullit të 21 – të. Problematika e romanit tingëllon çuditërisht aktuale: përmbysja e vlerave morale në këtë vepër ta kujton krizën e vlerave të shoqërisë së sotme, fryma hedoniste ta kujton konceptin konsumist të sotëm të jetës.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001248

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i dytë, L.N.Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)