• Banner

 Vellezerit Karamazov, vol.1, Fjodor Dostojevski
  •  Vellezerit Karamazov, vol.1, Fjodor Dostojevski

Vëllezërit Karamazov, vol.1 Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. 

15,54 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vellezerit Karamazov, vol.1
Origjinali: Бра́тья Карама́зовы/ Brat'ya Karamazovy
Gjinia: Roman
Autori: Fjodor Dostojevski
Shqipëroi: Xhemile Zykaj
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 466
Pesha: 0.585 kg
ISBN: 978-9928-251-02-2

Mbi librin

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. Nëse njerëzit keqbërës do të mbushin me hidherim e urrejtje te pakapërcyeshme, me ngasjen për tu hakmarrë ndaj tyre – mbyte këtë ndjesi, nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit.

Pranoji ato vuajtje dhe duro – zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë. Përndryshe, me dritën tënde do t’ua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse.

Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë – mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore, beso pa u lëkundur- nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vone. Nëse përsëri ata s’do shpëtojnë – bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251022
ean13
9789928251022
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Çmimi 18,87 
More
Ne gjendje

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Çmimi 14,43 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kumarxhiu, Fjodor Dostojevski

Maskarai me të vertetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2597

Botuesi: OMBRA GVG

Majkelli, vellai i Xherrit, Xhek London

Nuk është kollaj t'i bindësh njerëzit të mblidhen dhe akoma më e vështirë t'i bësh ata të lëvizin në protesta të organizuara kundër kushteve të padurueshme të jetës, aq më tepër për kafshët, të cilat me aq "dashuri" i kanë skllavëruar.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Novela, vol. 2, Stefan Cvajg

Në këtë vëllim përfshihen novelat: "E fshehta përvëluese", "Dashuria e guvernantes dhe dy vogëlushët", "Pështjellim ndjenjash", "Vrapuesi i Amokut", "Nata fantastike", "Antoni", "Marshimi", "Ylli sipër pyllit", "Anvers" dhe "Dashuria e Erikës".

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

The Nick Adams Stories, Ernest Hemingway

The collection follows Nick's life as a child to parent, along with soldier, veteran, and writer and feature some of Hemingway's earliest work such as "Indian Camp" and some of his best-known short stories, including "Big Two-Hearted River." Perfect for longtime Hemingway fans and as an introduction to one of America's most famous writers.

Çmimi 20,81 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)