• Banner

Kambana e qelqte, Sylvia Plath
  • Kambana e qelqte, Sylvia Plath

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kambana e qelqtë
Origjinali: The bell jar
Gjinia: Roman
Autori: Sylvia Plath
Shqipëroi: Davjola Ndoja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 258
Pesha: 0.349 kg.
ISBN: 978-9928-248-26-8

Mbi librin

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore, është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të letërsisë.

Fragment nga libri

- E di çfarë është poezia, Ester?
- Jo, çfarë është?
- Një grimcë pluhuri.

Dhe sapo ai niste të buzëqeshte me një pamje krenare, unë do t'ia ktheja: "Ashtu janë kufomat që hap ti. Ashtu janë njerëzit që ti kujton se po shëron. Ata janë pluhur si pluhuri vetë. Për mua, një poezi e mirë jeton ku e ku më shumë sesa qindra prej atyre njerëzve të marrë së bashku".

Komente mbi librin

"Te "Kambana e qelqtë", Sylvia Plath ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer një nga teknikat më të rëndësishme të realizmit, atë që kritiku rus Shklovsky e ka quajtur "defamiljarizim". Realizmi i vërtetë e defamiljarizon botën tonë, kështu që ajo ngrihet nga pluhuri i së zakonshmes dhe del sërish në pah.

Kjo është krejtësisht e kundërta me atë realizmin kallp që na e paraqet botën si diçka të parë dhe të njohur me mijëra herë, të cilën jemi përherë të gatshëm ta pranojmë. "Kambana e qelqtë" është një roman në të cilin autorja rrëfen ngjarjet e jetës së saj në moshën 20 vjeçare; orvatjen e saj për vetëvrasje dhe rikthimin në jetë me paterica.

Është një roman i jashtëzakonshëm, po aq i hidhur dhe i pamëshirshëm sa dhe poezitë e saj të fundit... Fitzgerald – i e kishte zakon të thoshte se ai shkruante me "autoritetin e dështimit" dhe kjo ishte e vërtetë, sepse ky fakt ishte burim fuqie në veprat e tij më të vona.

Mirëpo "autoriteti i dështimit" nuk është veçse një hije e zbehtë në krahasim me "autoritetin e vetëvrasjes", siç ndihet në veprat "Ariel" dhe "Kambana e qelqtë" të Plath – it. Dhe kjo jo ngaqë Sylvia Plath, duke i dhënë fund jetës së saj, u dha lexuesve shkasin makabër për t'u interesuar për veprën e saj, ndonëse pa dyshim është pjesërisht e vërtetë, por ngaqë ajo e dinte që ishte Lady Lazarus.

Veprat e saj nuk na erdhën pas vdekjes. Ato u shkruan pas vdekjes. Midis vetëvrasjeve, Plath – i shkroi romanin e saj të vetëm dhe poezitë e "Arielit" si ndër ethe, si një njeri që mbahej në jetë me paterica dhe e dinte që ato po thyhesin. A duhet të jemi mirënjohës për gjëra të tilla? A mund ta pranojmë çmimin që pagoi për atë që na fali? A është vërtet art vdekja?..."

The New York Times

""Kambana e qelqtë" nuk është vetëm një klasik i letërsisë (megjithëse ishte kaq i pakohë për periudhën kur u shkrua), por është edhe një roman që do të vazhdojë t'u flasë njerëzve gjithmonë, pasi rrëfen për probleme dhe cene klasike të natyrës njerëzore, të cilat do të ekzistojnë jetë e mot."

The Guardian

"Plath – i ilustron standardin e dyfishtë mes burrave dhe grave duke e ndotur librin me burra të vrazhdë, injorantë e të pazotë, por që gëzojnë liri të cilat gratë as nuk i ëndërrojnë."

The Telegraph

"... Plath – i qe e vetmja që e vështroi me vendosmëri çarmatosëse Gorgonën... u përball syhapur me të vërteta që brezi i saj nuk donte t'i shihte."

The Independent

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248268
ean13
9789928248268
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2844

Botuesi: Aleph

Lady Lazarus, Sylvia Plath

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 13,53 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Parajsa, Dante Alighieri

Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Referenca: 2681

Botuesi: Argeta LMG

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Çmimi 10,31 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Afritë përzgjedhëse, Johan Volfgang fon Gëte

Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)