• Banner

  • Ka mbaruar
Kasollja e xha Tomit, Herriet Bisher-Stou
  • Kasollja e xha Tomit, Herriet Bisher-Stou

Kasollja e xha Tomit, Herriet Bisher-Stou

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kasollja e xha Tomit
Origjinali: Uncle Tom's cabin
Roman
Autori: Herriet Bisher-Stou (Harriet Beecher Stowe)
Shqipëroi: Sterio Spase
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2004
fq. 358
Pesha: 0.37 kg.
ISBN: 99927-52-48-3
Parathënia e shkrimtares
Raca njerëzore që frymëzoi skenat e këtij libri, ka zënë gjer tani një vend të vogël në botën e qytetëruar. Stërgjyshërit e zezakëve të Amerikës, të lindur nën qiellin tropikal, u lanë trashëgimtarëve të tyre karakteristika të veçanta dhe mjaft të ndryshme nga ato të anglo-saksonëve, që ishin të plotfuqishëm dhe sundues.Por ja që në horizont lindi një agim i ri i jetës. Arti dhe letrat i dhanë dorën njëri-tjetrit, që të harmonizoheshin çdo ditë e më shumë me parimin e madh të Krishtit: duaje të afërmin tënd. Poetë, piktorë, artistë zgjodhën subjektet më të thjeshta e varfanjake të jetës duke i ngritur e i lavdëruar në emër të mbresave të vëllazërisë njerëzore e të sentimentit. Nga çdo anë, mëshira dhe mirëbërësia korrigjonte abuzimet, ndreqte padrejtësitë, shëronte dhembjet dhe njëkohësisht përpiqej t&#39u mësonte njerëzve që të donin të varfrit, të harruarit, të shtypurit, të neveriturit, për të cilët shoqëria as që pyeste. Nga ky zgjidh i përgjithshëm mezi, më në fund, u hodhën sytë te raca e mjerë afrikane, që ishte në kohët e errta mësuese e lashtë e qytetërimit dhe e përparimit, por prej shekujsh dergjej skllave dhe e gjakosur, duke kërkuar ndihmë nga bota e qytetëruar. Më në fund, zemra e racës sunduese u prek nga mëshira; filloi dalëngadalë të kuptonte se sa gjë fisnike ishte të përkrahësh të dobëtin dhe të shtypurin. Për hir të Zotit, tregtia e skllevërve pothuaj se sot ka pushuar. Por k libër ka për qëllim të shtojë simpatinë për zezakët që jetojnë midis nesh, duke treguar se prej sa përdhunimesh e shtypjesh ishin bërë viktima të një sistemi të keq, të padrejtë e të egër, që dobësonte dhe shfaroste fuqitë dhe përpjekjet e miqve më të zjarrtë të kryengritjes së tyre.  

Detajet e librit
SKU000557
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001937

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur, Erih Maria Remark

Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

E bija e kapitenit, A. S. Pushkin

I njohur te lexuesi shqiptar me poemat, poezitë, dramat, romanet, novelat, tregimet e përrallat e tij, Aleksandër Pushkin konsiderohet më i madhi poet rus njëkohësisht themelues i letërsisë moderne ruse. Drama, romanca e satira janë të ndërthurura e gërshetuara gjithnjë mjeshtërisht në veprën e tij, të ndërlidhura gjithaq me letërsinë e jetën ruse.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 1

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)