Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Rruga per ne skelen Uigan, George Orwell
  • Rruga per ne skelen Uigan, George Orwell

Rruga për në skelën Uigan, George Orwell

Pema

Shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi – e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore – por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë dhe të zbehtë të papunësisë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rruga për në skelën Uigan
Origjinali: The road to Wigan Pier
Gjinia: Autobiografi
Autori: George Orwell
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2017
Fq. 272
Pesha: 0.318 kg.
ISBN: 978-9951-721-41-7

Fragment nga libri

Shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi – e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore – por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë dhe të zbehtë të papunësisë që të rri pezull.

Prapëseprapë, të papunët që ndihen të familjarizuar me librat sidoqoftë mund ta mbajnë veten të zënë me anë të leximit. Por, si t'ia bëjë hallit ai që nuk arrin të lexojë dot pa u munduar?"

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721417
ean13
9789951721417
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2316

Botuesi: Argeta LMG

Net te bardha, F. M. Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
400 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2563

Botuesi: Dituria

Novela, Stefan Cvajg

Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.
500 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
600 Lekë
More

Referenca: SKU000735

Botuesi: Onufri

Haxhi Murati, Lev Tolstoj

Në vitin 1852, Haxhi Murati, një nga prijësit më të paepur të maleve, është tmerri i ushtrisë ruse. Rusët u kënaqën kur më në fund ai u dorëzua. Apo pa dashur kishin futur në gjirin e tyre një agjent të dyfishtë?
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Histori dashurie në Oksford, Max Beerbohm

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërsburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilgjuar dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një...
800 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 
220 Lekë
More

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Karriera e Rugonëve, Emil Zola

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon – Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000537

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 2, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
700 Lekë
More