• Banner

  • Ka mbaruar

Saga e Forsajteve, Roman 1, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.

4,25 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Saga e Forsajtëve, vëllimi i parë
Gjinia: Roman
Autori: Xhon Gollsuorthi
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2002
Fq. 368
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-99927-40-84-1

Fragment nga libri

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa. -Domethënë u ktheve? - tha ai. - Pse rri kështu në errësirë? Pastaj i vështroi fytyrën që ishte aq e bardhë dhe si e ngrirë sa dukej sikur gjaku nuk lëvrinte më në rrembat e saj; i vështroi edhe sytë që dukeshin aq të mëdhenj, si sytë e zgurdulluar e të lebetitur të kukuvajkës.

Irena i shëmbëllente për çudi një kukuvajke me tufa puplash të buta të pështetura pas telave të kuvlisë. Trupi i saj, sikur të qe thyer nga një ushtrim mizor, e kishte humbur zhdërvjelltësinë e bukurinë e dikurshme, sikur të mos kish më asnjë arsye për të qenë i bukur, i zhdërvjelltë dhe i drejtë. -Domethënë u ktheve? -tha prapë Somsi. Ajo nuk ngriti sytë dhe as nuk foli; drita e zjarrit lodronte në fytyrën e saj si të ngrirë.

Papritmas u mundua të ngrihej, por ai nuk e la; dhe vetëm atë çast Somsi i kuptoi të gjitha. Ajo qe kthyer si një kafshë që është plagosur për vdekje, se s'dinte ku të vente, se s'dinte ç'të bënte. Mjaftonte ta shihje ashtu të tulitur në qyrkun e saj për t'i kuptuar të gjitha. Atë çast Somsi u bind se Bosini kishte qenë dashnori i saj, kuptoi se ajo e kishte mësuar lajmin e vdekjes së tij; ndoshta edhe ajo, ashtu siç kish bërë ai, kish blerë gazetën në këndin e një rruge që e zinte era dhe e kishte lexuar.

Ajo qe kthyer me dashjen e saj në atë kafaz nga i cili donte të ikte një orë e më parë dhe Somsit, që e kishte kapur kuptimin e tmerrshëm të sjelljes së saj, i vinte të bërtiste: "Ik nga shtëpia ime që të mos të të shoh më atë trupin e urryer, të cilin e dua shumë! Mos të ta shoh më atë fytyrë të zbehtë e të përvajshme, aq mizore e aq të ëmbël! Ik para se të të dërrmoj! M'u zhduk nga sytë, mos të pafsha më kurrë!". Dhe iu duk sikur, pas këtyre fjalëve të pashqiptuara, Irena u ngrit e u mat të dilte si një grua në mes të një ëndrre të lemerishme nga e cila mundohej të zgjohej, sikur u ngrit e doli jashtë në mes të errësirës dhe të ftohtët, pa menduar aspak për Somsin, pa vënë re a ishte a s'ishte atje.

Pastaj Somsi, në kundërshtim me ato fjalë që kishte menduar të thoshte, por që s'i kishte shqiptuar tha:
-Jo, mos ik!
Dhe, si i ktheu krahët, u ul në vendin e tij të zakonshëm nga ana tjetër e vatrës. Ndenjën ashtu pa folur. Dhe Somsi mendonte: "Përse të gjitha këto? Përse të vuaj kaq shumë? Ç'kam bërë? S'është faji im!". Ai e vështroi prapë Irenën, të tulitur si një zog i plagosur, që është duke dhënë shpirt, me atë kraharor të shkretë që ulet e ngrihet ndërsa merr frymë me gulçim, që vështron me ata sy të perënduar atë që e ka vrarë, me një shikim të qetë e të ëmbël që i lë lamtumirën çdo gjëje të mirë në këtë botë: diellit, ajrit dhe shoqes së tij.

 

Detajet e librit
SKU000538
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000537

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 2, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000539

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 3, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2338

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Njëzet e gjashtë dhe një, Maksim Gorki

Tregimet që bëjnë pjesë në këtë përmbledhje janë botuar mes viteve 1895 – 1913 dhe i takojnë rinisë letrare të shkrimtarit rus Maksim Gorki (1868 – 1936). Personazhet e tyre janë njerëz me tipare të forta, me pasione të forta, që duan fort lirinë e tyre, jetën, që dashurojnë fort dhe po ashtu urrejnë me forcë.

Çmimi 8,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.

Çmimi 11,05 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)