• Banner

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka
  • Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Amerika ose I zhdukuri
Origjinali: Der Verschollene
Gjinia: Roman
Autori: Franz Kafka
Shqipëroi:Raif Hasani
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2017
Fq. 338
Pesha: 0.361 kg.
ISBN: 978-9928-184-39-9

Mbi librin

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.

Fragment nga libri

Kur djaloshi Karl Rosman, në një moshë gjashtëmbëdhjetë-vjeçare, që po detyrohej të mërgonte në Amerikë, i dëbuar prej prindërve, për arsye se ishte mashtruar nga shërbëtorja, me të cilën pati marrëdhënie seksuale, madje kishte lindur edhe një fëmijë, hyri në portin e Nju Jorkut mbi një anije, që prej kohësh kishte nisur të ngadalësonte ecjen, Statuja e Lirisë, të cilën po e vështronte prej disa çastesh, iu duk befas e ndriçuar nga një diell më i gjallë. Në krah ajo kishte një shpatë, që atë çast i dukej se po vringëllinte, ndërsa mburojën ia përshkonte një fllad i furishëm.
– Sa e lartë qenka! – tha ai.

Detajet e librit
Dritan Tirana

Referencat specifike

isbn
9789928184399
ean13
9789928184399
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Çmimi 5,95 GBP
Ne gjendje

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2201

Botuesi: Tirana Times

Studim gruaje, tregime franceze

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga tregimet e Volterit, Markezit De Sad, Honore de Balzakut, Sharl Bodlerit, Stefani Malarmesë, Gi dë Mopasanit, Marsel Prustit, Mauris Level dhe Rene Daumalit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2316

Botuesi: Argeta LMG

Net te bardha, F. M. Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000007

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.

Çmimi 6,38 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Çelësat e mbretërisë, Archibald J. Cronin

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kandidi ose optimizmi, Voltaire

Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr. Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondës, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

Çmimi 30,60 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)