• Banner

Histori dashurie ne Oksford, Max Beerbohm
  • Histori dashurie ne Oksford, Max Beerbohm

Histori dashurie në Oksford, Max Beerbohm

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërsburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilgjuar dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Histori dashurie në Oksford
Origjinali: Zuleika Dobson
Gjinia: Roman
Autori: Max Beerbohm
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 292
Pesha: 0.357 kg.
ISBN: 978-9928-200-26-6

Mbi librin

"Histori dashurie në Oksford" ose "Culika Dobson", një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja.

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërsburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilgjuar dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.

Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe "The Guardian" e ka përfshirë në një listë të ngjashme.

Komente mbi librin

"Krejtësisht joshës... plot stil dhe mprehtësi, një fantazi e hijshme e shoqëruar me një prozë të shkëlqyer dhe stil të stërholluar. Një satirë për jetën universitare, sjelljen aristokratike dhe letërsinë e Dashurisë Tragjike dhe Romantike. Culika rrëfen historinë tekanjoze dhe thellësisht qesharake të një showgirl – i bukuroshe që përballet rrëmbyeshëm me Oksfordin."

New York Times

"Fantazi e përkryer. Nuk mund ta lëshosh nga dora falë mjeshtërisë që autori tregon në stil e, mbi të gjitha, falë aftësisë së tij për përthyerje dhe paranteza."

New York Review of Books

"Lexusit... do të gjejnë një roman të vërtetë, i cili zotëron një ngarkesë shpërthyese të vonuar, që ndihet sot me një fuqi befasuese."

The Guardian

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200266
ean13
9789928200266
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.

Çmimi 161,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Kokona

David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 

Çmimi 25,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Gjyqi (Procesi), Franz Kafka

Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s’e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e bërë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000538

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 1, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)