Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Karriera e Rugoneve, Emil Zola
  • Karriera e Rugoneve, Emil Zola

Karriera e Rugonëve, Emil Zola

OMBRA GVG

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon – Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Karriera e Rugonëve
Origjinali: La Fortune des Rougon
Gjinia: Roman
Autori: Émil Zola
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2006
Fq. 416
Pesha: 0.474 kg.
ISBN: 978-99943-440-0-5

Mbi librin

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon – Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.

Prandaj, ai e shtrin veprën e tij në kohë e hapësirë, i jep asaj sfondin historiko – politik, mban në të ritmin e kohës, përdor ngjyrat lokale dhe paraqet tërë atë vorbull idesh që vunë në lëvizje atë epokë.

Në planin e përgjithshëm të Rugon – Makarëve analizohet lindja, zhvillimi dhe rënia e regjimit të Napoleonit III. Ky cikël përshkruan ngjarjet e viteve 1850 – 1860 pas revolucionit të 1848 – ës, kur u përcaktuan qartë kontradiktat klasore midis borgjezisë dhe proletariatit. Shoqëria borgjeze arriti në një shkallë të tillë që as mund ta ëndërronte.

Industria dhe tregtia u rritën në përmasa të papara, u shtua gjithashtu edhe spekulimi, e si pasojë e kësaj edhe mjerimi i masave. Borgjezia e madhe, e frikësuar nga kryengritja e punëtorëve e 1848 – ës, dhe e etur për pushtet të fuqishëm që të mund t'i forconte pozitat e saj, e përshëndeti diktaturën e princit – regjent Lui Bonapartit, i cili siç thotë Zolai "lindi si rezultat i dështimit të kryengritjes, i egoizmit të klasave drejtuese, fuqia e të cilave ishte rritur shumë përpara 2 dhjetorit 1851, në kohën e restaurimit dhe Lui Filipit".

Shoqëria kishte nevojë për këtë aventurier, ajo e thërriste, e ndillte dhe më në fund edhe e krijoi. Puna e Zolait për përgatitjen e Rugon – Makarëve nuk ishte diçka e rastit. Atë e nxitën ngjarjet dhe ndryshimet e mëdha që ndodhën, si: mprehja e kontradiktave klasore, rritja e lëvizjes punëtre, kriza shoqërore e asaj kohe, lufta franko – prusiane e viteve 1870, rënia e Perandorisë së Napoleonit III, si dhe Komuna e Parisit, të cilat sollën si pasojë edhe demokratizimin e pikëpamjeve të inteligjencies së cilës i përkiste Zolai.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994344005
ean13
9789994344005
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera, Carlos Fuentes

Kjo vepër thelbësore e letërsisë meksikane përmban shtatë tregime, të cilat demaskojnë dobësitë dhe cinizmat ku puqen dëshira dhe dashuria, incesti, tradhtia bashkëshortore dhe takimet e shthurrura; midis tyre "Kukulla mbretëreshë", "Dy Elenat" dhe "Një shpirt i kulluar".
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...
1 400 Lekë
More

Pasion dhe mëkat, Emil Zola

Ky është një nga romanet e shkurtra të Emile Zola që gjurmon historinë e jetës së personazhit të vet, Thérèse Raquin nga fëmijëria te jeta me pasione dhe mashtrime…
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000869

Botuesi: Onufri

Orestia, Eskili

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000926

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka.
700 Lekë
More

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000254

Botuesi:

Deizi Miler, Henri Xhejms

TitulliDeizi MilerRomanAutoriHenri XhejmsPërktheuGazmeng KrasniqiShtëpia botueseABC, 2007Klasikëtf. 80Pesha: 0.09 Kg.
200 Lekë
More

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Kjo vepër mund të lexohet si një roman – romani i një jete, gabimeve dhe dyshimeve të saj, deri në përfundimin ngadhnjyes. Bankieri, i nisur nga asgjë, ka bërë pasuri. Përse dhe si? Këtë përpiqet të na shpjegojë ai, nëpërmjet një sërë arsyetimesh me një logjikë të pathyeshme, por edhe me një bishtnim të hareshëm. Ky Bankier (i cili e shpall veten anarkist...
400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Histori dashurie në Oksford, Max Beerbohm

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërsburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilgjuar dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000312

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkelqesia e tij, Emil Zola

Heroi kryesor i romanit është Eugjen Rugoni, Ministër i Punëve të Brendshme i Napoleonit lll, një nga njerëzit më aktivë të epokës, të cilën Zolai e ka quajtur me të drejtë: "epokë absurde e marrëzisë dhe e turpit". Romani zbulon makineritë e fshehta politike të së ashtuquajturës "Perandori autoritare".
560 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Paraja, Emil Zola

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika,...
900 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Familja e tmerrshme, Emil Zola

Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit.
1 000 Lekë
More