Dama mac, Aleksander Pushkin
  • Dama mac, Aleksander Pushkin

Dama maç, Aleksandër Pushkin

Mitrush Kuteli

Kur u zgjua ishte vonë; psherëtiu për pasurinë fantastike që kishte humbur, doli përsëri të bredhë nëpër qytet dhe prapë u gjend përpara shtëpisë së konteshës. Sikur një fuqi e panjohur e hiqte andej.

870 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dama maç
Origjinali: Izbrannie proizvdenia
Gjinia: Tregime dhe novela
Autori: Aleksandër Pushkin
Shqipëroi: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2016
Fq. 260
Pesha: 0.319 kg.
ISBN: 978-9928-18-011-7

Fragment nga libri

Kur u zgjua ishte vonë; psherëtiu për pasurinë fantastike që kishte humbur, doli përsëri të bredhë nëpër qytet dhe prapë u gjend përpara shtëpisë së konteshës. Sikur një fuqi e panjohur e hiqte andej.

Qëndroi dhe zuri të kundrojë dritaret. Në njërën nga këto dritare i zuri syri një kokë të vogël flokëzezë, të përkulur, ndofta, mbi një libër ose mbi ndonjë punë nga ato të dorës. Koka e vogël u ngrit. Hermani pa një fytyrë freskosh dhe një palë sy të zinj. Kjo grimë vendosi shortin e tij...

Përmbajtja e librit

Rrëfimet e të ndjerit Ivan Petroviç Bjellkinit
• Fjala e botonjësit
• Një e shtënë me pisqollë
• Tufani
• Qivurtari
• Nëpunësi i stacionit të postës
• Zonjusha fshatare

Dama maç
Kërxhalli
Dubrovski

Detajet e librit
Mitrush Kuteli

Referencat specifike

isbn
9789928180117
ean13
9789928180117
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...
800 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Ne, Jevgenij Zamjatin

Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.
750 Lekë
More

Referenca: 2337

Botuesi: Te tjere

Tropiku i Kancerit, Henri Miller

Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i Kancerit", pati vetëm pritje përgëzuese të përkora, pa mëdyshje të kushtëzuara nga frika e dukjes së tyre si dashurues të pornografisë.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një natë në Lisbonë, Erih Maria Remark

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000278

Botuesi: Cabej

Kujtimet e Adrianit, Marguerite Jursenar (Yourcenar)

Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d'Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm.
990 Lekë
More

Referenca: 2596

Botuesi: OMBRA GVG

Horla dhe tregime te tjera, Gi de Mopasan

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
650 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000261

Botuesi:

Kolonel Shaberi, Honore de Balzak (Balzaku)

Titulli: Kolonel ShabëriAutori: Honore dë Balzak (Balzaku)Botuesi: ABCViti: 2007Pesha: 0.1 Kg. Mbi autorin Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e V
200 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tri vetë me biçikleta, Zh.K.Zherom

Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
220 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...
650 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000007

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.
750 Lekë
More

Referenca: SKU001937

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...
600 Lekë
More