Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kallamishte në erë, Grazia Deledda
  • Kallamishte ne ere, Grazia Deledda
  • Kallamishte në erë, Grazia Deledda

Kallamishte në erë, Grazia Deledda

Te tjere

Libri "Kallamishte në erë", i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Deledda. Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t'i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kallamishte në erë
Origjinali: Canne al vento
Gjinia: Roman
Autori: Grazia Deledda
Shqipëroi: Romina Kasharaj
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2016
Fq. 204
Pesha: 0.315 kg.
ISBN: 978-9928-216-07-6

Mbi librin

Libri "Kallamishte në erë", i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Deledda. Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t'i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin.

Personazhi kryesor i romanit është Efisi, shërbëtori i damave Pintor, i cili kujdeset me mish e me shpirt për mbijetesën e tyre. Pas shumë vitesh, në fshat do të mbërrijë Xhaçintoja, djali i njërës prej motrave, Lias.

Ardhja e tij do të tronditë jetët e të gjithëve, por Efisi, me urtinë e tij të përvuajtur, do të përpiqet t'i bëjë ballë rrënimit financiar që do të shkaktojë i riu mendjelehtë, por do të shuhet pikërisht ditën kur Noemi, motra më e vogël e Pintorëve, pasi ka lënë mënjanë krenarinë, martohet me kushëririn pasanik, don Predunë.

Romani përshkohet nga një frymë lirike që i zbut pasionet e fuqishme dhe i kthen ato "në një motiv që gurgullon lirshëm nga buzët e një poeti primitiv", siç shkruan edhe vetë Deledda.

Mbi autoren

Grazia Deledda (Nuoro 1871 – Romë 1936) debutoi si tregimtare në një revistë periodike mode. Në vitin 1926, mori çmimin "Nobel" në letërsi. Ajo konsiderohet si shkrimtarja e verizmit romantik. Disa nga titujt e saj më të njohur janë: "Elias Portolu", "Mariana Sirka" dhe "Nëna".

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928216076
ean13
9789928216076
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
2 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 1

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Univers

Arsen Lupen kundër Sherlok Holms, Maurice Leblanc

Në korrikun e 1885-s, Sherlok Holmsi dhe Dr. Uatsoni marrin një letër nga Arsen Lupeni, i cili kërcënon se do të vjedhë pesë thesaret më të çmuara të Anglisë, vetëm për te dëshmuar “kotësinë” e anglezëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Orlandi i çmendun, Ludovico Ariosto, vol. 1+2

I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
700 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Kështjella blu, L. M. Montgomery

Valencia Stirling është 29 vjeçe, e pamartuar, dhe ka jetuar tërë jetën me familjen e saj në një rrugë të qetë, në një shtëpi të vogël dhe kurrë nuk guxonte ta kundërshtonte nënën e saj autoritare, gjithashtu edhe hallën që jetonte me to.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

E bija e kapitenit, A. S. Pushkin

I njohur te lexuesi shqiptar me poemat, poezitë, dramat, romanet, novelat, tregimet e përrallat e tij, Aleksandër Pushkin konsiderohet më i madhi poet rus njëkohësisht themelues i letërsisë moderne ruse. Drama, romanca e satira janë të ndërthurura e gërshetuara gjithnjë mjeshtërisht në veprën e tij, të ndërlidhura gjithaq me letërsinë e jetën ruse.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU000260

Botuesi:

Kolomba, Prosper Merime

Titulli i librit: KolombaAutori: Prosper MerimePërktheu: Enver FicoShtëpia botuese: ABCViti: 2007Pesha: 0.17 Kg.
140 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dukesha Dë Lonzhe, Honore de Balzac

Pasi përdori tundimin për të shtënë në dorë gjeneralin Dë Montrivo vetëm sa për të hequr mërzinë e për t'u argëtuar, Dukesha Dë Lonzhe i bën bisht dashurisë së pretendentit të saj....
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.
1 000 Lekë
More