Bij dhe dashnore, D. H. Lawrence
  • Bij dhe dashnore, D. H. Lawrence

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

Pegi

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Bij dhe dashnorë
Origjinali: Sons and lovers
Gjinia: Roman
Autori: D. H. Lawrence
Shqipëroi: Krenar Hadëri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 528
Pesha: 0.557 kg.
ISBN: 978-9928-200-23-5

Mbi librin

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman, ai kacafytet me dashuritë e papajtueshme që do t'i faniten tërë jetën: e dashura e tij shpirtërore e fëmijërisë dhe nëna e tij.

Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence – it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë sundimin e një gruaje, e cila "teksa bijtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Dashuria reciproke për nënën i nxit këta djem të dalin në jetë, vazhdimisht e pareshtur. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetën e tyre, ajo i mban të lidhur pas vetes."

"Bij dhe dashnorë" i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të pështjelluar mbi dashurinë që ndryshon, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese një prekje e tillë e njerëzimit.

Komente mbi librin

"Si mund të jetojmë një jetë më të mirë, më të përmbushur? Një tematikë e rëndë, me përmasa të mëdha, me të cilën pak shkrimtarë kanë guxuar të përballen. E megjithatë, ai ia ka dalë mbanë triumfalisht. Në gjithë letërsinë, romani "Bij dhe dashnorë" nuk i gjendet shoku. Është një libër shumë i rëndësishëm, i shkëlqyer."

The Guardian

"Dashuria e tij e fortë për të ëmën, në luftë me nevojën për të ndjekur dëshirat e tij, e analizuar në mënyrë të pamëshirshme e me imazhe ngjethëse, i japin kësaj vepre një fuqi që i qëndron sprovës së kohës."

Sunday Times

"Të rilexosh "Bij dhe dashnorë" të bën të ndihesh sërish i mbushur, edhe më shumë se herën e parë, me të vërtetën e asaj shprehjes së vjetër të Leavis – it: "Këtu rrjedh jeta"..."

London Review of Books

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200235
ean13
9789928200235
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

"Portreti i Dorian Greit", fryt i fundit të shekullit të 19 – të, mund t'i flasë ende lexuesit të shekullit të 21 – të. Problematika e romanit tingëllon çuditërisht aktuale: përmbysja e vlerave morale në këtë vepër ta kujton krizën e vlerave të shoqërisë së sotme, fryma hedoniste ta kujton konceptin konsumist të sotëm të jetës.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.
4,25 GBP
More

Botuesi: OMSCA-1

Kështjella blu, L. M. Montgomery

Valencia Stirling është 29 vjeçe, e pamartuar, dhe ka jetuar tërë jetën me familjen e saj në një rrugë të qetë, në një shtëpi të vogël dhe kurrë nuk guxonte ta kundërshtonte nënën e saj autoritare, gjithashtu edhe hallën që jetonte me to.
6,80 GBP
More

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
5,95 GBP
More

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i dytë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".
8,50 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.
4,25 GBP
More

Botuesi: UEGEN

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Pas tridhjetë vitesh punë intensive, Stendali është i denjë për të improvizuar; ai di të pikturojë me penën e tij vepra të klasit të parë. Ai e ka krijuar me ngadalë këtë prozë që lexohet shpejt, me stilin e tij, më i përsosuri, duke u bërë zëri i tij i natyrshëm.
8,50 GBP
More

Botuesi: Pema

Ishulli, Aldous Huxley

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.
10,20 GBP
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.
5,95 GBP
More

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Rinia, vol.1, Teodor Drajzer

A zotohesh t'a mbrosh, t'a nderosh, ta mbash, si të shëndoshë ashtu dhe të sëmurë dhe ti qëndrosh gjithmonë besnik, gjer në vdekje, duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat?" "Zotohem".
7,57 GBP
More

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.
8,50 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
11,05 GBP
More