• Banner

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2
  • Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e rruazave prej qelqi, vëllimi i dytë
Origjinali: Das Glasperlenspiel
Gjinia: Roman
Autori: Hermann Hesse
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2010
Fq. 344
Pesha: 0.503 kg.
ISBN: 978-99956-796-6-8

Fragment nga libri

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë. Një njeri mund të jetë specialist i rreptë në fushën e logjikës ose të gramatikës dhe në të njëjtën kohë të jetë plot fantazi e muzikë.

Një njeri mund të jetë muzikant ose të merret me Lojën e rruazave prej qelqi dhe në të njëjtën kohë të ketë pasion të madh për ligjin e për rendin. Ai lloj njeriu që ne ëndërrojmë, ai lloj njeriu që ne duam dhe synojmë të bëhemi, do ta këmbente çdo ditë shkencën ose artin e vet me gjithçka tjetër, do të shkëlqente me logjikën më të kristaltë në Lojën e rruazave prej qelqi dhe me fantazinë më pjellore në gramatikë.

Kur në luftën e interesave e të sloganeve ekziston rreziku që e vërteta të zhvlerësohet, të shtrembërohet e të dhunohet njësoj siç ndodh me individin, me gjuhën, me artet e me gjithçka organike dhe të lëvruar mjeshtërisht, atëherë detyra jonë e vetme është të reagojnë e të shpëtojmë të vërtetën, domethënë aspiratën për të vërtetën, çka mishëron bindjen tonë supreme.

Shkencëtari që, në rolin e vet si orator, si autor ose si mësues, thotë me dashje gjëra të rreme, përkrah me dashje gënjeshtrat e falsifikimet, kësisoj jo vetëm kundër ligjeve organike themelore, por, ndryshe nga ç'mund të duket aty për aty, nuk i sjell asnjë dobi popullit të vet, përkundrazi, e dëmton rëndë, i prish ajrin dhe tokën, ushqimin dhe pijen, i helmon mendjen dhe ndjenjën e drejtësisë, duke ndihmuar në këtë mënyrë të gjitha forcat e këqija e armiqësore që e kërcënojnë popullin për ta asgjësuar.

Mbi autorin

Shkrimtari dhe poeti Herman Hese ka lindur në qytetin e vogël Kalv të Gjermanisë, më 2 korrik 1877, në një familje me bindje të thella fetare. I ati dhe gjyshi nga e ëma, që patën qenë misionarë në Indi, i kishin ngjallur qysh në moshë fare të re një interesim të madh për filozofinë orientale dhe për kulturën kozmopolite e humaniste, që do të përbëjnë më pas një tipar të pashlyeshëm të personalitetit të tij intelektual.

Më anë tjetër, edukata e rreptë protestante që i dha familja do të binte shumë shpejt në kundërshtim me ndjeshmërinë e djaloshit Hese dhe me talentin e tij të parakohshëm artistik. Filozof po aq sa edhe romancier e poet, ai do të aspirojë gjatë tërë jetës për një qytetërim ideal, ku të mbizotërojë një ekuilibër midis shpirtit dhe intelektit. Në vitin 1946, ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë. Vdiq më 9 gusht 1962 në Montanjolë të Zvicrës, ku jetonte dhe punonte qysh nga viti 1919.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789995679668
ean13
9789995679668
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1

Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar "Pelegrinëve të Orientit", emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.

Çmimi 161,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj...

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Lordi Xhim, Joseph Conrad

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)