• Banner

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1
  • Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1

Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar "Pelegrinëve të Orientit", emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes.

12,49 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e rruazave prej qelqi, vëllimi i parë
Origjinali: Das Glasperlenspiel
Gjinia: Roman
Autori: Hermann Hesse
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2010
Fq. 352
Pesha: 0.516 kg.
ISBN: 978-99956-796-5-1

Mbi librin

I shkruar në vitet e errëta të nazizmit, i botuar për herë të parë në Zvicër më 1943 dhe i ndaluar asokohe të shihte dritën e botimit e të shpërndahej në Gjermani, romani "Loja e rruazave prej qelqi" është vepra më e vëllimshme e më e rëndësishme e shkrimtarit të shquar gjerman Herman Hese, laureat i Çmimit Nobel.

Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar "Pelegrinëve të Orientit", emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes që kanë si tipar të përbashkët faktin se, pavarësisht nga parrullat e nga pretendimet e shumicave, sendërtojnë me ngulm prirjet e tyre, jo si qëllim në vetvete, por si domosdoshmëri, duke ndihmuar kësisoj në konkretizimin e intelektit, të shkencës e të humanizmit, çka qëndron mbi të gjitha kufizimet e kombeve, të racave, të feve e të ideologjive.

Romani "Loja e rruazave prej qelqi", i cili në veprimtarinë letrare të shkrimtarit Herman Hese cilësohet si përmendorja më e përkryer, është një vepër komplekse, e pasur dhe e ngjeshur, magjepsëse nga origjinaliteti i strukturës e i bukurisë së saj gjuhësore, një vepër e jashtëzakonshme, e mbushulluar me simbole, e përshkruar tejendanë nga një ironi e matur e nga një ton parodizues, një vepër e cila përbën mbarimin e harkut të madh që lidh romanin edukativ të Gëtes me misterin e Orientit, ajo është njëherazi profeci dhe kritikë e epokës.

Pra, "Loja e rruazave prej qelqi" është një mënyrë të luajturi me çdo vlerë e me çdo përmbajtje të kulturës sonë, ajo luan me to, ashtu sikurse ndodh, për shembull, në periudhat e lulëzimit të arteve, me një piktor, i cili mund të ketë luajtur me ngjyrat e paletës së vet.

Më njohuritë, me idetë e mëdha e me veprat artistike që ka nxjerrë njerëzimi në epokat e veta krijuese, me atë që epokat e mëvonshme të studimeve erudite e kanë shndërruar në koncepte e në pronë intelektuale, me tërë këtë trashëgimi të pamasë vlerash shpirtërore, lojtari i "Loja e rruazave prej qelqi" luan njësoj siç luan në organo një organist, por kjo organo ka një përsosuri gati të papërfytyrueshme: tastiera dhe pedali i saj fshikin tërë kozmosin shpirtëror, regjistrat e saj janë pothuaj të panumërt, dhe teorikisht me anë të këtij instrumenti mund të riprodhohet në tinguj e gjithë përmbajtja shpirtërore e universit.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789995679651
ean13
9789995679651
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...

Çmimi 13,01 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Orlandi i çmendun, Ludovico Ariosto, vol. 1+2

I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.

Çmimi 20,82 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Çmimi 13,53 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, Vol. 1-2, L. N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, vol.1-2, Uilliam M. Thekëri

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.

Çmimi 26,03 
More
Në gjendje

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)