• Ka mbaruar
Fedra, Zhan Rasin
  • Fedra, Zhan Rasin

Fedra, Zhan Rasin

Buzuku

Ja edhe një tragjedi tema e së cilës është marrë nga Euripidi. Ndonëse kam ndjekur një rrugë deri diku tjetërfare nga ajo e autorit sa i përket zhvillimit të veprimit, unë nuk kam ngurruar për të pasuruar veprën time me të gjitha ato që më dukeshin me vlerë të lartë në veprën e tij.

650 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fedra
Origjinali: Phédre
Gjinia: Tragjedi
Autori: Zhan Rasin
Shqipëroi: Murat Bejta
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2012
Fq. 96
Pesha: 0.147 kg.
ISBN: 978-9951-08-136-8

Koment nga Zhan Rasin

Ja edhe një tragjedi tema e së cilës është marrë nga Euripidi. Ndonëse kam ndjekur një rrugë deri diku tjetërfare nga ajo e autorit sa i përket zhvillimit të veprimit, unë nuk kam ngurruar për të pasuruar veprën time me të gjitha ato që më dukeshin me vlerë të lartë në veprën e tij.

Sikur t'ia kisha borxh vetëm idenë e personazhit të Fedrës, do të mund të pohoja që ia kam borxh, ndofta, atë që kam vënë në skenë e që është më e arsyeshme. Nuk jam fare i habitur që ky personazh ka pasur sukses aq të madh në kohën e Euripidit, dhe që ka korrur sukses aq mirë edhe në shekullin tonë, sepse i ka të gjitha cilësitë që i parashtron Aristoteli për heroin e tragjedisë, cilësi këto të mirëfillta për të nxitur mëshirën dhe tmerrin.

Në të vërtetë, Fedra nuk është krejtësisht fajtore, as krejtësisht e pafajshme. Ajo është zhytur, sipas fatit të vet dhe nga pezmi i perëndive, në një dashuri të paligjshme, nga e cila tmerrohet së pari ajo vetë. Ajo përpiqet ta tejkalojë me të gjitha mundësitë e veta.

Ajo parapëlqen të vdesë sesa t'ia shpallë kujtdo qoftë, dhe kur është e detyruar të zbulojë atë dashuri, ajo flet për të me një huti që dëshmon se krimi i saj është më tepër se një ndëshkim i perëndive sesa ndjenjë e vullnetit të saj.

Koment nga Murat Bejta

Fedra është një vepër me vlera të larta artistike e letrare. Është tragjedi e akteve të ligjërimit por edhe tragjedi poetike. Për të tejkaluar pengesat e pafundme të ligjërimit, personazhet zhyten në fjalë, në figura, kështu që, përnjëherë, shprehjet dhe fjalët e rëndomta ringarkohen me kuptimin e tyre parësor.

Fjalët nuk janë më "pasqyra të gjërave" siç pohonin gramatikanët e kohës, por fjalët nxisin "gjërat" sipas figurave që i bartin. Kështu pra, poezia nuk është një zbukurim i thjeshtë, por është zemra e veprimit. Fedra është, pra, një tragjedi mitologjike jo vetëm me temën e vet, por posaçërisht me faktin që nëpërmjet ligjërimit ajo paraqet figura të shpërthimeve primitive të qenies njerëzore.

E përballur me tundimin më të keq dhe, përkundër të gjitha përpjekjeve të veta, e mposhtur pa mëshirë, Fedra është një figurë shembullore e tragjedisë femërore, e tragjedisë së shpërthimeve njerëzore të mishëruara në figurën e një femre. Prandaj, Fedra ishte moderne në kohën e vet me një modernitet që jeton edhe sot e gjithë ditën.

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951081368
ean13
9789951081368
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2520

Botuesi: Dituria

Koprraci, Molieri

Në komedinë "Koprraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Harpagoni koprrac e fajdexhi jeton nën ethen e parave.
350 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Karriera e Rugonëve, Emil Zola

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon – Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000261

Botuesi:

Kolonel Shaberi, Honore de Balzak (Balzaku)

Titulli: Kolonel ShabëriAutori: Honore dë Balzak (Balzaku)Botuesi: ABCViti: 2007Pesha: 0.1 Kg. Mbi autorin Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e V
200 Lekë
More

Referenca: SKU001938

Botuesi: Argeta LMG

Andromaka, Zhan Rasin

Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.
500 Lekë
More

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngjarje të jetuara, Viktor Hygo

Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000243

Botuesi:

Byzylyku bojeshege, A.I. Kuprin

Prej shumë lexuesve që i janë rikthyer me nostalgji këtij libri, është konsideruar si një nga historitë më të ndjera të dashurisë. Përsiatjet e personazheve mbi dashurinë dhe martesën janë nga më interesantet.
200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Nje mal diamanti, Francis Scott Fitzgerald

Le të dashurohemi për ca kohë ne të dy, për një vit apo më shumë. Kjo është një formë hyjnore dehjeje, që duhet ta provojmë të gjithë. Në gjithë këtë botë ka vetëm diamante, diamante dhe ndoshta dhurata të rreckosura deziluzioni.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001938

Botuesi: Argeta LMG

Andromaka, Zhan Rasin

Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.
500 Lekë
More