• Banner

Vershimet e lumenjve, Konstantin Paustovski
  • Vershimet e lumenjve, Konstantin Paustovski

Vërshimet e lumenjve, Konstantin Paustovski

Konstantin Paustovski (31 maj 1892 – 14 korrik 1968) është sipas një mendimi të përgjithshëm shkrimtari më lirik i letërsisë sovjetike. U lind në Moskë në familjen e një nëpunësi hekurudhe, që e merrte familjen me vete në zhvendosjet e tij të shpeshta.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vërshimet e lumenjve
Origjinali: Izbrannie Proizvedenia
Gjinia: Novela dhe tregime
Autori:Konstantin Paustovski
Shqipëroi: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2015
Fq. 464
Pesha: 0.479 kg.
ISBN: 978-9928-180-09-4

Mbi autorin

Konstantin Paustovski (31 maj 1892 – 14 korrik 1968) është sipas një mendimi të përgjithshëm shkrimtari më lirik i letërsisë sovjetike. U lind në Moskë në familjen e një nëpunësi hekurudhe, që e merrte familjen me vete në zhvendosjet e tij të shpeshta.

Filloi studimet në Universitetin e Kievit për Histori, pastaj për Drejtësi, por i ndërpreu për shkak të Luftës I Botërore. Në të ri punoi si detar, peshkatar, konduktor tramvaji, punëtor fabrike, infermier dhe së fundi reporter gazete.

Filloi të shkruajë e të botojë në vitin 1916, por profili i tij si shkrimtar u shfaq i plotë më 1936 tek "Deti i Zi", që i ngjan një "enciklopedie artistike". Novelat dhe tregimet e këtij vëllimi, Paustovski i shkroi mes viteve 1930 – 1955.

Këtu personazhet janë njerëz të thjeshtë të lidhur ngushtë me natyrën, e cila bëhet pothuaj personazh më vete, me fytyrë dhe me zë, personazh të cilit i ndjehen rrahjet e zemrës dhe gjaku që i rrjedh nëpër damarë. Paustovski hynë në thellësitë e shpirtit njerëzor siç hyn në kaçubet e pyllit për të zbuluar lulet e fshehura atje.

Harmonia mes njerëzve është fryma që zotëron këto tregime. Por pikërisht pas idealizimit deri në himnizim të kësaj lidhjeje, autori fsheh diçka që s'duhet të prekë: të vërtetën. Ai tregon skutat e fshehta të shpirtit, por flet vetëm për anët e bukura të tij.

A s'është në gjendje Paustovski të rrëfejë dhe anët e errëta? Nuk i binin vallë në sy shtrembërimet e shpirtit që diktonte e mëkonte sistemi totalitar? E pamundur! Sepse nuk mund të jetë rastësi mungesa e partisë: këtu flitet vetëm për ndonjë anëtar të komsomolit (organizata e rinisë), një drejtues kolkozi shfaqet diku si hije, por vetëm kaq.

Vulën e realizmit socialist e jep optimizmi i autorit dhe personazheve dhe në këtë pikë diktaturat nuk falin, pasi tregimi i anëve të errëta, trishtimit dhe vuajtjes damkosej si dekadencë borgjeze. Mjafton të kujtojmë reagimin e ashpër ndaj "Doktor Zhivagos" të Boris Pasternakut në Bashkimin Sovjetik apo "Tunelit" të Dhimitër Xhuvanit tek ne.

Personazhet që krijon Paustovski janë të vërtetë në marrëdhëniet e tyre njerëzore, në atë hapësirë të ngushtë ku vendosen. Dhe janë njerëz të mirë sepse ai ka zgjedhur për personazhe pikërisht njerëzit e mirë.

Për t'i shpëtuar "kurthit të apolitizmit", akuzë tjetër e rëndë në atë kohë e cila sillte bllokimin e veprës dhe ndëshkimin e autorit, Paustovski ka vënë psh. në gojën e qytetarëve anglezë fraza adhurimi për Bashkimin Sovjetik. Këto fjali dallohen lehtë si mballoma bërtitëse dhe janë haraçi që shkrimtari duhej t'i paguante medoemos censurës.

Vetë kritika sovjetike e kohës i quajti personazhet e Paustovskit si "tepër pasivë" dhe subjektet e tregimeve "pa konflikte shoqërore"... Në shkrimet e shumta gjatë debatit të madh të shkrirjes së akujve Paustovski bënte thirrje për "liberalizimin e jetës kulturore". Ai e quante kultin e individit si njollë të turpshme dhe dënonte ashpër orvatjet për të përligjur të kaluarën çnjerëzore...

Nga ana tjetër, ai nuk u kompromentua kurrë me kryesimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe nuk u përzie kurrë në histori spiunimesh. Rasti i Paustovskit tregon edhe kufijtë e tolerancës së sistemit.

 

Detajet e librit
Mitrush Kuteli

Referencat specifike

isbn
9789928180094
ean13
9789928180094
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një natë në Lisbonë, Erich Maria Remarque

Romani "Një natë në Lisbonë", i cili qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestseller, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Çmimi 7,29 
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Robinja, Marcel Proust

Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...

Çmimi 14,57 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Çmimi 17,70 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Lordi Xhim, Joseph Conrad

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Purgatori, Dante Alighieri

Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit; zemërimi, kur do të hakmerret etj); kur dashuron me pasion të tepruar (kopracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta; grykësia, kur...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000748

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Në qoftë se do t'ju shtynte kurKjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte...

Çmimi 3,12 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000167

Botuesi: Ideart

Ariadna, Anton Cehov

E vërteta është se me poetizim të dashurisë, ne nënkuptojmë një nga gjërat që duam, dinjitetin, që shpesh mungon mes nesh dhe, rrjedhimisht, bëhet burim i pafund gabimesh e vuajtjesh.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)