• Banner

Shqiptarka dhe urrejtja e saj, Pierre Chanlaine
  • Shqiptarka dhe urrejtja e saj, Pierre Chanlaine

Shqiptarka dhe urrejtja e saj, Pierre Chanlaine

Ajo afroi pranë buzëve të ethshme të komitit parakrahun e zhveshur dhe pastaj krahun. Xhemali, me gjithë fuqinë e hojëzave të gufuara e të syve të hermetikosur dehshëm, thithte krejt parfumin e atij mishi.

4,25 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqiptarka dhe urrejtja e saj
Origjinali: L'albanaise et sa haine
Gjinia: Roman
Autori: Pierre Chanlaine
Shqipëroi: Fotaq Andrea
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2012
Fq. 186
Pesha: 0.168 kg.
ISBN: 978-9928-113-13-0

Fragment nga libri

Ajo afroi pranë buzëve të ethshme të komitit parakrahun e zhveshur dhe pastaj krahun. Xhemali, me gjithë fuqinë e hojëzave të gufuara e të syve të hermetikosur dehshëm, thithte krejt parfumin e atij mishi.

Por, ngaqë s'po e prekte, Bejla ia afroi gjer tek kontakti i buzës së plagosur. Xhemali ia mbërtheu atëherë krahun. Mbi supin e saj të lakuriqtë, dërrmoi gjithë shikimin e vet përpirës, pasandaj, buzët e zjarrta, duke ndrydhur sakaq një rënkesë të lehtë epshore. Puthja s'po ndalej...

Mbi autorin

Pierre Chanlaine (1885 – 1969), shkrimtar francez, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Luftëtarë në vitet 1944 – 1969, kalorës i Legjionit të Nderit. Në vitet e Luftës së Parë Botërore ka qenë në Shqipëri dhe ka njohur nga afër doket e zakonet e vendit tonë.

Më 1918, ka shkruar esenë "Luftimet në Shqipëri", më 1927 romanin "Shqiptarka dhe urrejtja e saj" dhe më 1928 artikullin "Përse e duan shqiptarët Zogun e Parë?". Është autor romanesh, dramash, artikujsh e studimesh të shumta.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113130
ean13
9789928113130
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000723

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histo

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)