• Banner

Celesat e mbreterise, Archibald J. Cronin
  • Celesat e mbreterise, Archibald J. Cronin

Çelësat e mbretërisë, Archibald J. Cronin

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çelësat e mbretërisë
Origjinali: The keys of the kingdom
Gjinia: Roman
Autori: Archibald J. Cronin
Shqipëroi: Vladimir Bako
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2014
Fq. 440
Pesha: 0.501 kg.

Fragment nga libri

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.

Vdisni për Atdheun dhe mëkatet do t'ju falen. Patriotizmi, mbreti apo perandori! Dhjetë mijë predikues kënaqen duke thirrur: "Jepini Cezarit, atë që i takon Cezarit...". E preu fjalën, grushtet i mbante shtrënguar, sytë i flakërinin.

– Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: "Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait tuaj." Nuk janë fjalët e tij ato që buçasin sot nëpër katedrale, po zëra kriminalë dhe frikacakë.

Detajet e librit
Dritan Tirana
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2463

Botuesi: Redona

Vitet e rinise, Arcibald Kronin

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Kokona

David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000869

Botuesi: Onufri

Orestia, Eskili

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)