• Banner

  • Ka mbaruar
Abatja e Kastros, Stendhal
  • Abatja e Kastros, Stendhal

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Abatja e Kastros
Origjinali: L'Abbesse de Castro
Gjinia: Roman
Autori: Stendhal
Shqipëroi: Vladimir Bako
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2014
Fq. 180
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.

Diferencat shoqërore mes protagonistëve, besimi fetar, një fatalitet i verbër: gjithçka i kundërvihet bashkimit të tyre dhe i shtyn punët drejt disfatës. Kjo histori e pafre dashurie, dhune dhe vdekjeje, më e famshmja e Kronikave Italiane, vizaton mitet e mëdha të dashurisë në letërsi dhe paranjofton Manastirin e Parmës.

Si romancier virtuoz, Stendali eksploron të tëra mundësitë e rrëfimit dhe mban të ndezur vëmendjen e lexuesit. Skedari i botimit përmban pasazhe të tëra kyçe të veprës. Falë tyre kuptojmë se sa e justifikuar ishte shija e Stendalit për historitë e vërteta. Kjo vepër hyn solemnisht mes grupimit të krijimeve letrare me mitet e mëdha të dashurive kontradiktore dhe të penguara.

Detajet e librit
Dritan Tirana
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Manastiri i Parmës, Stendal

Stendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët. Pavarësisht se kanë kaluar shumë e shumë vjet; është edhe shkrimtari klasik, edhe modern, edhe romantik, edhe i kohës sonë; atij nuk i mungon arsyetimi filozofik, kredoja psikologjike, poezia e brendshme, dialogu i shkathët e plot madhështi,...

Çmimi 11,90 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Kumarxhiu, Fjodor Dostojevski

Maskarai me të vertetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gjeniu, Teodor Drajzer

Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG.

Çmimi 21,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Idioti, Fjodor Dostojevski

Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.

Çmimi 8,16 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Fedra, Zhan Rasin

Ja edhe një tragjedi tema e së cilës është marrë nga Euripidi. Ndonëse kam ndjekur një rrugë deri diku tjetërfare nga ajo e autorit sa i përket zhvillimit të veprimit, unë nuk kam ngurruar për të pasuruar veprën time me të gjitha ato që më dukeshin me vlerë të lartë në veprën e tij.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000241

Ate Sergi, L.N. Tolstoi

Lindur në pronat e familjes në Yasnaya Polyana, 160 kilometra në jug të Moskës, Tolstoi nisi studimet në Universitetin Kazan në moshën 19 vjeçare. Në rini, kishte fuqi të mëdha fizike dhe zhdërvjelltësi, me uri të pakufishme për vodka dhe femra. Për rrjedhojë, nuk qe shumë i mirë si student.

Çmimi 1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)