• Banner

  • Ka mbaruar
Bota e djeshme, Stefan Zweig
  • Bota e djeshme, Stefan Zweig
  • Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.

16,65 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bota e djeshme, kujtime të një europiani
Origjinali: Die Welt von Gestern
Gjinia: Autobiografi
Autori: Stefan Zweig
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Santori
Viti: 2012
Fq. 444
Pesha: 0.571 kg.
ISBN: 978-9928-4116-0-0

Mbi librin

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.

Kjo e kaluar shihet me mall, sepse shkrimtari i mërguar që shkruan "Kujtimet e një europiani" ka parë rrënimin e tmerrshëm të 1914 –s, shembjen e froneve, përmbysjen e ideve, pastaj shpartallimin e mbarë një qytetërimi nën dyndjen e pandalshme të nazizmit...

Kjo tablo e një gjysmë shekulli historie të Europës, plot me anekdota, ngjyra e fakte interesante, por edhe plot me ngjarje dramatike, përmbledh kuptimin e një jete, të angazhimit të shkrimtarit, të një ideali. Është gjithashtu një libër – dëshmi nga më tronditësit, më të thellët, më instruktivët e më aktualët, i cili na ndihmon të kuptojmë shekullin që kaloi.

Fragment nga libri

Përmes jetës sime janë turrur tërë kuajt e murrëtyer të apokalipsit: revolucion dhe zi buke, zhvlerësim paraje dhe terror, epidemi dhe emigracion; kam parë të rriten e të përhapen mu para syve të mi ideologjitë e mëdha masive, fashizmin në Itali, nacionalsocializmin, që ka helmuar lulen e kulturës sonë evropiane...

Por, deri edhe nga thellësitë e humnerës së terrorit ku po endemi sot gjysmë të verbër, me shpirt të trazuar e të këputur, ngre sytë e vështroj pareshtur ato yjësi të lashta që më patën ndriçuar rrugën e fëmijërisë dhe ngushëllohem me besimin që kam trashëguar nga të parët e mi se një ditë ky kthim prapa do të ngjajë vetëm si një interval në ritmin e përjetshëm të ecjes së pandalshme përpara.

Mbi autorin

Stefan Cvajgu lindi në Vjenë më 1881. Ka shkruar në gjini letrare nga më të ndryshmet: poezi, novela, romane, drama, biografi të letrarizuara dhe kritikë letrare. Ato që e bënë të famshëm në mbarë botën qenë novelat. I tronditur thellë nga ardhja e nazizmit në fuqi dhe nga mizoritë e tij të shumta e të pashembullta, Stefan Cvajgu emigroi në Brazil. I dha fund jetës, bashkë me gruan e tij të dytë, në Petropolis më 22 shkurt 1942.

Detajet e librit
Santori

Referencat specifike

isbn
9789928411600
ean13
9789928411600
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: 2563

Botuesi: Dituria

Novela, Stefan Cvajg

Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2633

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjeniu i një nate, Stefan Cvajg

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2711

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Novela, vol. 2, Stefan Cvajg

Në këtë vëllim përfshihen novelat: "E fshehta përvëluese", "Dashuria e guvernantes dhe dy vogëlushët", "Pështjellim ndjenjash", "Vrapuesi i Amokut", "Nata fantastike", "Antoni", "Marshimi", "Ylli sipër pyllit", "Anvers" dhe "Dashuria e Erikës".

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Valët, Virginia Woolf

Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”. Është një libër sui generis, jo vetëm për  krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, vëllimi i parë, Teodor Drajzer

Klajdi tërhiqet nga Roberta Alden, e cila punon në fabrikë dhe është nën mbikqyrjen direkte të tij. Roberta është e varfër dhe e pafajshme. Ajo bie në dahuri me të. Fillimisht, Klajdit i pëlqen lidhja e fshehtë (e ndaluar nga rregullat e fabrikës) dhe e bind Robertën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ai nuk ka ndërmend të martohet me të varfrën...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)