Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ne, Jevgenij Zamjatin
  • Ne, Jevgenij Zamjatin

Ne, Jevgenij Zamjatin

Zambaku

Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ne
Origjinali: Mbl
Gjinia: Roman
Autori: Jevgenij Zamjatin
Shqipëroi: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2014
Fq. 242
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-99956-08-69-2

Mbi librin

Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë. Mbasi ngjarjet në tokë kanë marrë një formë të kryer (të mbaruar), situata do të zhvendoset në Kozmos, për të përçuar e bartur gjendjen e "lumturisë njerëzore" në të gjitha botët.

"Ne", në të vërtetë, kaloi nivelin e një kryevepre autoriale. Së pari, sepse u bë klasike e një lloji të veçantë letrar. Së dyti, sepse u bë amëz (edhe paramodel) i veprave të rëndësishme të antiutopisë, në mënyrë të veçantë në trashëgiminë kulturore të Anglisë e të Amerikës.

Qoftë duke mos e pranuar, qoftë duke e pranuar hapur e qartë, vepra e Olldës Haksllit "Më e mira e botëve" dhe vepra e famshme e Xhorxh Oruellit, "1984", tani konsiderohen bija të antiutopisë së Zamjatinit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995608692
ean13
9789995608692
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
11,10 
More

Referenca: SKU001321

Botuesi: Toena

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.
7,77 
More

Referenca: 2221

Botuesi: Dituria

Zonjusha Perlë, Gi de Mopasan

Një nga tregimet më të bukura të Mopasan, Zonjusha Perlë është shqipëruar nga dy kolosët e përkthimit, Halit Selfo dhe Vedat Kokona.
6,66 
More

Referenca: SKU001031

Botuesi: Dituria

Çifutka e Toledos, Lion Fojhtvanger

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm.
11,10 
More

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.
8,88 
More

Botuesi: Zenit Editions

Beteja e librave, Jonathan Swift

Nga rrëgjimi i duarduarshëm surreal rrjedhin saktësime groteske: beteja e Suiftit zhvillohet "të premten e shkuar në Bibliotekën Mbretërore"; poetët janë shndërruar në pararoja të kalorësisë së lehtë, këmbësorët janë rekrutuar nga mesi i historianëve, përkthyesit janë të domosdoshëm, porse mercenarë puthadorë.
5,55 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.
5,55 
More

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 
11,10 
More

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.
8,88 
More

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
8,88 
More