• Banner

Orlandi i cmendun, Ludovico Ariosto, vol. 2
  • Orlandi i cmendun, Ludovico Ariosto, vol. 2

Orlandi i çmendun, Ludovico Ariosto, vol. 2

I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Orlandi i çmendun, vëllimi i dytë
Origjinali: Orlando furioso
Gjinia: Poemë
Autori: Ludovico Ariosto
Shqipëroi: Guljelm Deda
Shtëpia botuese: ISKK
Viti: 2013
Fq. 768
Pesha: 0.863 kg.
ISBN: 978-9928-168-07-8

Koment nga përkthyesi

I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.

Gratë e kalorësit, armët, dashunitë, punët e sjelljet e njerëzishme, veprat guximplote, që ndodhen kur Maurët kaluenë detin e i ranë Francës, ai këndon, e Orlandin që prej dashnisë krisi ndër mend e u tërbue faret.

Mbi tri fije kryesore endet e shtjellohet kjo pëlhurë e madhe, në të cilën vijën tue u gershetue shumë fije të tjera shumëngjyrëshe të poemit: lufta ndermjet Lindjes Saraçene e Perëndimit të Europës; dashnunija e Orlandit për Angjelikën e të çmendunit e tij për shkak të saj; dashunija e Rugjerit dhe e Dradamantes, nga të cilët do të rrjedhi shtëpija e Estenseve, së cilës i dedikohet poemi.

Prijs i ushtrive të perëndimit asht Karli i Madh (që lindi në vitin 742 e vdiq në vitin 814 mbas kohës së vjetër), ndërsa i Saraçinëve asht Agramanti, mbret i Tunizisë. Rreth këtyne dy figurave qendrore kemi një mori personazhesh të dorës së parë, nga njena anë Orlandi, Rugjeri, Rinaldi, Zerbini, Astolfi, Brandimarti, Olivjeri e tjerë, nga tjetra, Rodomonti, Gradasi, Mandrikardi, Ferrahu, Stodilani, Marsili, Sobrini, Tezira e një mori të tjerësh.

Në mes të këtyne burrave të fortë e të guximshëm dalin në pah e shquhen për trimëni të rrallë e të pakundshoqe, dy vasha të reja, të bukra e të ndershme tejet: luftëtarja Brandimarte në fushën e Karlit, e Marfiza n'ate të Agramantit. Por gjatë poemit ndeshemi dhe ndër vasha të tjera që shquehen për urti, besniki, ndërshmëri e vetmohim si janë: Gjinevra, Olimpia, Izabela, e shumë të tjera pastaj, gra e vasha që ngrihen lartë për squetësi, dije e vepra të shkëlqyeshme poezije.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928168078
ean13
9789928168078
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000774

Botuesi: Onufri

Iliada, Homeri

Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001569

Botuesi: Buzuku

Eneida, Virgjili

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...

Çmimi 8,42 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Orlandi i çmendun, Ludovico Ariosto, vol. 1+2

I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.

Çmimi 17,00 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000999

Botuesi: Dituria

Bel Ami, Gi de Mopasan

Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000241

Ate Sergi, L.N. Tolstoi

Lindur në pronat e familjes në Yasnaya Polyana, 160 kilometra në jug të Moskës, Tolstoi nisi studimet në Universitetin Kazan në moshën 19 vjeçare. Në rini, kishte fuqi të mëdha fizike dhe zhdërvjelltësi, me uri të pakufishme për vodka dhe femra. Për rrjedhojë, nuk qe shumë i mirë si student.

Çmimi 1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2837

Botuesi: Zambaku

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000486

Botuesi: OMSCA-1

Sozia, Një poemë petërburgase, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Një këngë feste, Charles Dickens

Romanin "Një këngë feste" është një libër i dashur për breza e breza të tërë lexuesish. Protagonisti kryesor i këtij romani është Skruxhi, një njeri në moshë, i varfër në shpirt, cinik, i vetmuar e pa miq.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Lord Xhim, Joseph Conrad

Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Joyce – i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)