Titulli: Stacioni në horizont
Origjinali: Station am Horizont
Gjinia: Roman
Autori: Erich Maria Remarque
Shqipëroi: Fatmir Dibra
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2007
Fq. 206
Pesha: 0.267 kg.
ISBN: 978-99943-918-9-9
Fragment nga libri
Era s'kish pushuar dhe zhurmonte në majat e panjave dhe hera – herës e mbyste edhe muzikën. Tutje pemëve dëgjoheshin zhurmat e vonuara të rrufeve. Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmë – indiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga.
Në gjysmëerrësirën e ngrohtë, ku era e kashtës përzihej me frymëmarrjen e kafshëve, mes kuajve qëndronte shtrirë qeni i tij – një qen i hirtë në të qielltë me nofkën Frute. Si dëgjoi hapat e të zotit, ai kërceu dhe, me një të lehur të zhurmshëm, u hodh i vendosur në drejtim të tij.