• Banner

Mos e lufto pranveren, Edward Morgan Forster
  • Mos e lufto pranveren, Edward Morgan Forster

Mos e lufto pranveren, Edward Morgan Forster

Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mos e lufto pranverën
Origjinali: A room with a view
Gjinia: Roman
Autori: Edward Morgan Forster
Shqipëroi: Etleva Çepele
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 258
Pesha: 0.301 kg.

Mbi librin

Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin. Xhorxhi është djaloshar impulsiv, në kufijtë e mungesës së respektit dhe ëndërrimtar, ndërsa Sesili është i pjekur dhe serioz, i përqendruar në krijimin e një jete të duhur për njerëz të sërës së tij.

Lusi ndihet e lëkundur midis dy romancave paralele dhe tundimet e saj autori i përdor si metaforë të betejës njerëzore midis konvencioneve shoqërore dhe ndjenjave të vërteta. A do të mbijetojë heroina jonë, me dëshirat dhe pasionet e saj, në atmosferën mbytëse dhe shoqërinë e mbyllur, tipike të asaj kohe, por ende të pranishme edhe sot?

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000999

Botuesi: Dituria

Bel Ami, Gi de Mopasan

Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Xhejn Er, Charlotte Brontë

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2927

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.

Çmimi 5,73 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

Çmimi 9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2718

Botuesi: OMBRA GVG

Motra Keri, Teodor Drajzer

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kumarxhiu, Fjodor Dostojevski

Maskarai me të vertetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)