Titulli: Strehëza e ëndrrave
Origjinali: Die Traumbude
Gjinia: Roman
Autori: Erich Maria Remarque
Shqipëroi:Fatmir Dibra
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2007
Fq. 200
Pesha: 0.263 kg.
ISBN: 978-99943-52-08-1
Fragment nga libri
-Lu, - shqiptoi befas dhe psherëtiu thellë. Me mendje Fric Shrammi fluturoi drejt së kaluarës dhe tani po ecte mekanikisht, pa e vënë re pranverën. Mugëtira ish dendësuar tashmë. Mbi rrugëzat u lëshua një perde e hollë ngjyrë blu. Ndaloi dhe mbajti vesh. Prej diku vinin tinguj muzikorë.
Tani ishte në gjendje të dallonte në zërin e ëmbël të gruas që po këndonte një melodi të njohur, nën shoqërimin e tingujve të kulluar të pianos. Flladi i buzëmbrëmjes shpërndante nëpër kopsht një këngë. Tani, Frici ishte në gjendje të shquante edhe fjalët. Zemra e tij sikur pushoi së rrahuri.
Në veshë i tingëlloi një këngë nga e kaluara, tablotë e dikurshme iu rishfaqën përpara syve dhe zëri që e desh me aq zjarr e që ish mpakur prej aq kohësh, iu bë sikur po këndonte sërish. Duke mos e zotëruar veten nga emocioni, Frici u afrua edhe më.