• Ka mbaruar
Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald
  • Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

SKU000390
Albin

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.

4,44 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Getsbi i Madh
Origjinali: The Great Getsby
Gjinia: Roman
Autori: Frensis Skot Ficxherald
Shqipëroi: Muntaz Shehu
Shtëpia botuese: Albin
Viti: 1994
Fq. 176
Pesha: 0.13 kg

Mbi librin

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme. Rreth ketij personazhi shkëlqimplotë dhe shumë të pasur qarkullojnë mjaft fjalë: askush nuk e di nga vjen dhe si e ka vënë pasurinë. Vihet re që është një njeri klasi, që njeh zakonet e shoqërisë së lartë.

Rreth tij mbretëron një frymë madhështie aristokratike dhe personaliteti e tij u bën përshtypje të gjtihëve që  e takojnë. I tillë është rasti i Nik Kerriuejit, fqinj i Getsbit misterioz, të cilin Ficxheraldi e ka bërë tregimtarin e historisë. Niku është një djalosh më prejardhje nga Perëndimi i Mesëm. Dalë nga një familjë e varfër, që përpiqet të vërë pasurinë si ndërmjetës në bursë në Nju Jork.

Getsbi i beson pak nga pak djaloshit të fshehtat e jetës  së tij: ashtu si Nikun edhe ai vjen nga provinca; një rastësi fatlume e përfshiu në botën e të pasurëve dhe mësoi shumë shpejt të sillej si të kishte qenë gjithmonë pjesë e tyre. Më pas fitoi shumë para në punë të dyshimta, por me të vetmin qëllim: të fitonte një grua, Dezin, së cilës dikur i ishte sjellë më kot vërdallë, sepse ai ishte i varfër dhe ajo rridhte nga një familje e pasur. Por ndoshi që Dezi është kushërirë e largët e Nikut dhe se banon me të shoqin, Tom Bukananin-profesioni: trashëgimtar.

Getsbi e ka blerë vetëm për të vilën në Long Island, për Dezin ai organizon mbrëmje madhështore; ai shpreson ta fitojë në këtë mënyrë. Niku organizon një takim të Getsbit me Dezin. Getsbi fiton tërë ato shpresa. Por mendjelehta Dezi, një bibë e re ngrehaluce dhe e llastuar, tipike e mjedist të saj, merr flakë me mëtuesin e saj të vjetër, por is shoqi, Tomi, arrin ta demaskojë Getsbin si një afarist batakçi. Dezi, pas shumë intrigash dhe skenash mbresëlënëse, shkakton një aksident vdekjeprurës duke ngarë automobilin e Xhejit, aksident për të cilin heroi do të mbahet përgjegjës dhe për të cilin do të vritet nga i shoqi i viktimës.

"Getsbi i Madh" është një libër i mrekullueshëm, për të ilustruar një proverb të vjetër: "Paraja nuk është lumturi". Paraqitja e këtij rrënimi është magjiplotë. "Ficxheraldi zotëron një nga cilësitë më të rralla në letërsi: hijeshinë." Raimond Shandler "Po bëhen vite që një botim i ri të më ketë tërhequr dhe tronditur si romani juaj" T.S.Eliot (nga një letër që i dërgon Ficxheraldit) Çfarë është ëndrra Amerikane?

"Ëndrra amerikane" është shprehja e bindjes se pavarësisht se cilit grup social apo ekonomik i përket dikush, ai apo ajo ka mundësinë të arrijnë majat e pasurisë dhe lumturisë nëpërmjet talentit dhe iniciativës personale. Sigurisht, pasuritë dhe fama e madhe nuk përkthehen gjithnjë në lumturi, po kjo është pjesa e dytë e kësaj ëndrre.  Frensis Skot Ficxherald (F. Scott Fitzgerald) shkroi gjithçka për këtë aspekt të ëndrrës amerikane në novelën e tij më të mirënjohur, "Getsbi i madh".

Publikuar në 10 prill, 85 vjet më parë, novela flet për materializmin dhe dekadencë, shpresat dhe zhgënjimet. "Getsbi i madh" nuk ishte shumë popullor në fillimet e veta, ku shitjet shin vetëm rreth 25,000 për 15 vjet. Por kur libri u ribotua në vitet 1945 dhe 1953, një audiencë e re lexuesish e kthyehen atë në bestseller. Tashmë ky libër konsiderohet si një nga novelat më të mira të literaturës në gjuhën angleze të shekullit të 20-të.   Shënim: Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

 

Detajet e librit
Albin
SKU000390
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
13,32 
More

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 
11,10 
More

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.
5,55 
More

Botuesi: Fan Noli

Krim dhe ndëshkim, Fjodor Dostojevski

Pse u duket kaq i shëmtuar veprimi im? – thoshte me vete. – Ngaqë është një veprim keqbërës? Ç'do të thotë "veprim keqbërës"? Të paktën, ndërgjegjen e kam të qetë. Sigurisht që është bërë një krim, është shkelur një nën i ligjit dhe është derdhur gjak; e pra, për atë nen që është shkelur, merrni kokën time dhe me kaq të mbyllet kjo punë!...
22,20 
More

Botuesi: Cabej

Njëmijë e një net, vëllimi i katërt, përralla arabe

Ky vëllim përmban përrallat: Historia e princit Zein Alasnam dhe e mbretit të xhindëve, Historia e Kodadadit dhe e vëllezërve të tij, Historia e princeshës së Deriabarit, Aventurat e kalifit Harun – Al – Rashid, Historia e të verbtit Baba Abdulla, Historia e Sidi Numanit, Historia e Ago Hasan Alhabalit, Historia e dashurisë së Kamaralzamanit, princit të...
9,99 
More

Referenca: SKU000260

Botuesi:

Kolomba, Prosper Merime

Titulli i librit: KolombaAutori: Prosper MerimePërktheu: Enver FicoShtëpia botuese: ABCViti: 2007Pesha: 0.17 Kg.
1,55 
More

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...
5,55 
More

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 
13,32 
More

Referenca: 2337

Botuesi: Te tjere

Tropiku i Kancerit, Henri Miller

Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i Kancerit", pati vetëm pritje përgëzuese të përkora, pa mëdyshje të kushtëzuara nga frika e dukjes së tyre si dashurues të pornografisë.
8,88 
More

Botuesi: Dituria

Një natë në Lisbonë, Erih Maria Remark

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA.
9,99 
More

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.
2,44 
More

Botuesi: Onufri

Don Karlos, Friedrich von Schiller

Vepra e Shilerit "Don Karlos", e shqipëruar nga Skënder Luarasi, ishte planifikuar për botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, që në vitin 1959, gjë që shprehet në revistën "Nëntori''.
11,10 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
15,54 
More

Referenca: SKU001839

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 3 - Stoiku, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
11,10 
More

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.
15,54 
More