• Banner

Vellezerit Karamazove, F. M. Dostojevski, vol. 1
  • Vellezerit Karamazove, F. M. Dostojevski, vol. 1

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 1

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vëllezërit Karamazovë, vëllimi i parë (koperinë e trashë)
Origjinali: Bratâ Karamazovi
Gjinia: Roman
Autori: F. M. Dostojevski
Shqipëroi: Jorgji Doksani
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2014
Fq. 416
Pesha: 0.567 kg.
ISBN: 978-9928-03-218-8 

Mbi librin

"Vëllezërit Karamazovë", roman nga F.M.Dostojevski i madh, kryevepra e tij, vjen në dy vëllime, vepra e zgjedhur XI e XII, përkthyer nga origjinali rusisht, prej të mirënjohurit Jorgji Doksani. Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Romani i madh "Vëllezërit Karamazovë" renditet si një kryevepër e veprave dostojevskiane, filozofike dhe me një temporitëm të jashtëzakonshëm. Ai u drejtohet të gjitha moshave, por kryesisht të rinjve, botës së tyre të larmishme, duke arritur të përshkruajë, dashurinë si një temë e madhe dhe e fuqishme, marrëdhëniet midis njerëzve, por nga ana tjetër edhe karaktere të gdhendura bukur, sidomos personazhet kryesore, të cilët veçohen për më tepër se kanë një anë tipike që nuk e kanë kurrë të tjerët.

Kjo zgjedhje dhe analizë i nënshtrohet edhe marrëdhënieve që ka shoqëria e asaj kohe, por gjithnjë me një tingëllim të fuqishëm aktual. Themeli i librit është "atëvrasja", filozofia e gjerë fetare plot kolorit dhe mjeshtëri, botëkuptimi asgjësues i personalitetit të fuqishëm, nga ana tjetër ngrihet "muri" i një morali që depërton thellë në qenien njerëzore, ndonëse vepra nuk është aspak moralizuese.

Ky moral, vlerësimi mbi aktet e shëmtuara edhe me pamje kriminale dhe fakti që ndaj tyre duhet të ngrihet e gjithë shoqëria përbën një dukuri të zakonshme në këtë vepër, e cila është shkruar me sinqeritet dhe sigurisht me art të madh, pa anashkaluar edhe bashkëshoqërimin psikanalitik në vepër.

Pjesa e parë dhe e dytë e romanit shpalosin familjen neurotike Karamazov me plot plagë, që përbën edhe themelin e romanit, pastaj janë ndërlikimet e shumta të saj, filozofia e gjerë dhe e dykuptimtë e at'Zosimës dhe e të tjerëve, vepra e murgjve rusë që zënë një vend të rëndësishëm në roman, madje kanë të tyrin edhe Alioshën – personazhin kryesor të romanit, subjekti i të cilit ndjek linjën e vet pa u marrë shumë me ndërlikimet e tjera.

Në pjesën e tretë dhe të katërt shfaqet Mitja, Dimitri, vëllai i Alioshës, me personalitetin e tij të rrëmbyer që i jep flakë librit, e ndez zjarr situatën, që ndjek temporitmikën më të lart të mundshme, subjekt që sikur të vërsul në një vrap marramendës dhe të tmerrshëm.

Mitja tani është në qendër të vëmendjes, Aliosha, Ivani, Smerdiakovi, Grushenjka e dhjetëra të tjerë që bëhen heronj të rrëmbyer dhe shfaqen me profile të gdhendura ashpër dhe me bukuri të rrallë. Kjo anë e veçantë e bën edhe artin të epërm dhe vetë shkrimtarin që të ndihet se nga dora e tij ka dalë një libër krejt i veçantë dhe mbi të gjitha tingëllues nga pikëpamja artistike.

Libri të mban në tension deri në faqen e fundit dhe lexuesi mezi pret që ta mbyllë për t'u ndjerë edhe i lehtësuar e ngadhënjyes. Libri "Vëllezërit Karamazov 1,2" i F.M.Dostojevskit është një arritje dhe për botimet shqip. Me këtë vepër përmbushen 12 veprat e zgjedhura të këtij autori të madh.

Mjafton të sjellim ndërmend vëllimin e dytë të romanit dhe gjyqin e famshëm të Mitjes dhe do ta kuptojmë se ç'është gjyqi kundër birit, vëllait, njeriut të dashur, një gjyq pa faj dhe i argumentuar si jo më mirë nga akuza, por edhe i mbrojtur tmerrësisht bukur nga avokati i famshëm moskovit. Tharmi krijues është pikërisht këtu, madhështia solemne ngrihet mrekullisht këtu!

Detajet e librit
UEGEN
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2251

Botuesi: Redona

Krim dhe ndeshkim (pershtatje per femije), Fjodor Dostojevskij

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2316

Botuesi: Argeta LMG

Net te bardha, F. M. Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Ne moshen e pafajesise, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000525

Botuesi: OMSCA-1

Lekura e shagrenit, Honore De Balzak

Romani “Lëkura e shagrenit” rrëfen historinë e një të riu, i cili bleu copën e lëkurës magjike të shagrenit që të përmbushte çdo dëshirë të tij. Por, ndërkohë duke nënvlerësuar këshillën e shitësit, që i ofron atij lëkurën, protagonisti e sheh veten gjatë rrjedhjes së ngjarjeve në situata tepër të paparashikuara...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Univers

Frankenshtajni, Mary Shelley

Një nga librat më të fortë të historisë së letërsisë, Frankenshtein është bërë simbol i shkencës së shkuar keq dhe një shprehje figurative me një përdorim jashtëzakonisht të larmishëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)