
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.
Titulli: Ali Pasha, krime famëkeqe
Origjinali: Ali Pacha, celebrated crimes
Gjinia: Roman
Autori: Alexandre Dumas
Shqipëroi: Blendi Lami
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2014
Fq. 176
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-152-00-6
I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.
Me stilin e një shkrimtari që di të eksplorojë thellë personazhin Dumas sjell një portret të njeriut që arriti të depërtonte në zemër të Perandorisë Otomane, dhe të kryesonte dhe Janinën...
Libri i Dumas është një libër i njohur prej vitesh për lexuesin e huaj. Ai ka qenë një manual referimi për çdo studiues të huaj jo vetëm për të mësuar për Ali Pashë Tepelenën, por dhe për periudhën e Perandorisë Otomane të fillimshekullit XIX, ku Ali Pasha ka pasur një rol të spikatur.
Ky libër është një dhuratë për lexuesin, pasi lexohet shumë lehtë për vetë stilin e Dumas, por ka brenda pasazhe të vërteta të historisë dhe historinë e një njeriu që e ka bërë Shqipërinë pjesë të bibliotekave të botës dhe personazheve të famshme kulturore dhe kur ajo ishte e izoluar, përmes jetës së tij.
Forma kronologjike e shtjellimit të historisë së Ali Pashë Tepelenës krijon mundësinë e ndjekjes funksionale, në ngjashmëri me një kronikë monografike. Që në krye, libri të bën të vetëdijshëm se kemi në dorë një nga historitë më të besueshme për Ali Pashën e Janinës, të zhveshur nga glorifikimet dhe sidomos stisjet për ta hijeshuar me petkun e atdhetarit të kombit shqiptar.
Vetëm nga krijimtaria e një gjeniu si A. Dumas, figura e tij merr vlerat e vërteta dhe shndërrohet në një shikim real të stofit që e vesh atë. I venitur apo jo, arrijmë ta kuptojmë Ali Pashain dhe ta vlerësojmë veprimtarinë e tij më me qartësi", tha Peçi.
Sipas tij vetëm kur lexon librin kupton një gjë të sigurt: lënda nga vjen shtjellimi, burimi i informacionit, referimet e bashkëkohorëve të Ali Tepelenës dhe kujtimet e shkruara që vijnë nga një varg bashkëkohësish, nga ambasadori përfaqësues pranë Pashait, Pukëvijit, Lord Bajronit, Felicien Mallefille, Hughes dhe Uilliam Plomer, janë të mjafta për ta pranuar si titullin ashtu dhe jetëshkrimin, si më të saktin për jetën e tij.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000020
Botuesi: Botimet Dudaj
Në hyrje të këtij romani, autori i tij thotë: "Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik.
Referenca: SKU001337
Botuesi: Dituria
1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...
Referenca: SKU001338
Botuesi: Dituria
Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes...
Referenca: SKU001376
Botuesi: Migjeni
Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë; më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë. Ai shprehu dëshirën që t'i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t'i jepja këshilla të tjera, që mund t'i duheshin në lidhje me shëndetin. Ai më kërkoi që të përshendesja famijen...
Botuesi: Toena
"Shekulli i Tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës."
Botuesi: Onufri
Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
Referenca: SKU000253
Botuesi: ABC
TitulliVdekja e Ivan IliçNovelaAutoriLeon N. TolstoiPërktheuJorgji DoksaniShtëpia botueseABC, 2007Klasikëtf. 112Pesha: 0.13 Kg.
Botuesi: Toena
Karaktere të spikatur, thellësi mendimi, dramacitet, dritë e hije, shpresa e deziluzione dhe mbi të gjitha dashuria që synon të bëjë të magjishme jo një natë të vetme, por gjithë jetën, me gjithë mundimet e rraskapitjet e saj.
Botuesi: Fan Noli
Maskarai me të vertetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë.
Botuesi: Mitrush Kuteli
Konstantin Paustovski (31 maj 1892 – 14 korrik 1968) është sipas një mendimi të përgjithshëm shkrimtari më lirik i letërsisë sovjetike. U lind në Moskë në familjen e një nëpunësi hekurudhe, që e merrte familjen me vete në zhvendosjet e tij të shpeshta.
Referenca: SKU000772
Botuesi: Onufri
Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evrop
Botuesi: Te tjere
Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.
Botuesi: Fan Noli
Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
Botuesi: Te tjere
Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.
Botuesi: Fan Noli
Romani "Një natë në Lisbonë", i cili qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestseller, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.
Botuesi: IDK
I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
Botuesi: UEGEN
“Doni i qetë” është një epope e gjerë mbi fshatarësinë ruse, që në brendi është shumë e ngjashme me romanin e Tolstoit, “Lufta dhe paqja”.
Referenca: 2563
Botuesi: Dituria
Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.
Referenca: 2447
Botuesi: Argeta LMG
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Botuesi: Pema
Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.