• Banner

Ngjarje te jetuara, Viktor Hygo
  • Ngjarje te jetuara, Viktor Hygo

Ngjarje të jetuara, Viktor Hygo

Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ngjarje të jetuara
Origjinali: Choses Vues
Gjinia: Ditar, kujtime
Autori: Viktor Hygo
Përktheu: Antoneta Basha & Hasan Bregu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Fq. 320
Pesha: 0.381 kg.
ISBN: 978-9928-00-104-7

Mbi librin

Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord. Por Hygoi është njëherësh dëshmitar edhe i agonisë së Balzakut të cilit i shtrëngon për herë të fundit dorën e pajetë dhe i shumë ngjarjeve të tjera, përfshirë, për fat të keq, edhe më tragjiket, si për shembull vdekja e djalit të tij Sharlit.

Në vitin 1887, dy vjet pas vdekjes së Hygoit, miku i vet Pol Mëris nxjerr nga letrat dhe blloqet e tij lëndën e parë për librin e mëvonshëm. Kujtime? Pa dyshim që jo. Më tepër një farë ditari por i cili përmban edhe faqe të shkruara më vonë dhe shënime nga më të ndryshmet: një mori fragmentesh njëherësh historike dhe vetjake, ku shkrimtari, shpesh i vendosur në sfond, na propozon kronikën e tij për një gjysmë shekulli.

Gjëra të para, të dëgjuara, të regjistruara në kujtesë, karikatura apo portrete, histori zemërthyese, zhbirime, çaste të mëdha që tashmë janë pjesë e historisë kombëtare, por edhe fjalë shpirti, shprehje të mbledhura nga rruga - ja shekulli i Hygoit. Ky koleksion i jashtëzakonshëm, i bërë pas vdekjes së Viktor Hygoit dhe me porosi të tij, përbëhet nga copëza të fletoreve të tij, të ditarit e librave të llogarive, të cilat ai vetë i quante "gurë të çmuar që kanë rënë nga tribuna", nga fletushka, kujtimet vetjake, nga "ngjarjet bashkëkohore" të klasifikuara këtu nga redaktorët e mëvonshëm në rendin kronologjik.

Në këtë libër, shekulli i nëntëmbëdhjetë na shpaloset mes viteve 1830-1885, nën syrin e mprehtë dhe pa kompromis të kronikanit. Një vështrim politik dhe letrar, i këndshëm dhe tronditës i atij shekulli, por që ia lë vendin kryesor njeriut, babait të pasionuar, të mbushur me dashuri, më vonë, zotërisë së moshuar me ndjeshmëri të shfrenuar, një luftëtari të palodhur kundër dënimit me vdekje - Viktor Hygoi shfaqet si një politikan i madh me popullaritet të pashembullt... Faqe ku ngazëllimi i shpirtit përzihet pa pushim me tragjeditë më të tmerrshme.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001047
ean13
9789928001047
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

Çmimi 3 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njeriu që qesh, vol. 1+2, Viktor Hygo

Në natën e 29 janarit 1690, një fëmijë dhjetëvjeçar braktiset pasi burrat që e kishin mbajtur që nga lindja. Fëmija është këmbëzbathur dhe duke vdekur urie në mes të një stuhie dëbore ndërsa mbërrin te një trekëmbësh që mban kufomën e një krimineli të varur. Poshtë trekëmbëshit, një grua rreckamane ka ngrirë nga i ftohti. Fëmija tenton të vijojë më tutje...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Tartufi, Molieri

Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter "feudal", se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Dublinasit, James Joyce

Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Paraja, Emil Zola

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika,...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkrimet, Karel Capek

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2633

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjeniu i një nate, Stefan Cvajg

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)