• Banner

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller
  • Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e vet dhe në një fshat të Zvicrës.

7,77 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Romeo dhe Zhuljeta në fshat
Origjinali: Romeo und Julia auf der Dorfe
Gjinia: Roman
Autori:Gottfried Keller
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2014
Fq. 140
Pesha: 0.191 kg.
ISBN: 978-9928-165-78-7

Mbi librin

Romani "Romeo dhe Zhuljeta në fshat" i shkrimtarit të madh zviceran Gottfried Keller (1819 – 1890) është vepra më e njohur nga cikli i tij "Njerëzit e Seldvilës" dhe njëherazi e para vepër që përkthehet në gjuhën shqipe nga krijimtaria e pasur e këtij autori me famë botërore. Ky roman është botuar për herë të parë në vitin 1856, kurse përkthimi i tij në gjuhën shqipe është bërë në bazë të versionit të fundit të përpunuar nga autori në vitin 1874.

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit "Romeo dhe Zhuljeta" dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e vet dhe në një fshat të Zvicrës, në bazë të një ndodhie tragjike në një fshat të vogël pranë Lajpcigut, botuar më 3 shtator 1847 në gazetën zvicerane "Cyrher frajtagscajtung".

Ky roman është, në radhë të parë, një vepër që, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, përshkohet tejetej prej frymës kritike ndaj shoqërisë bashkëkohore. Keller përshkruan në të fatin tragjik të dy të rinjve të dashuruar fort me njëri – tjetrin, por që pengohen nga një shoqëri mikroborgjeze gjatë rrugës për të gjetur lumturinë në jetën e tyre të përbashkët.

Shumë shkrimtarë bashkëkohës të Keller – it shihnin te "Romeo dhe Zhuljeta në fshat" një vepër letrare të nivelit të lartë: shkrimtari gjerman Bertold Auerbah e quante këtë roman si një "këngë popullore të përpunuar", çka asokohe ishte një lëvdatë shumë e madhe për një autor; një shkrimtar tjetër gjerman, Teodor Fontane, e cilësonte si "një roman të mrekullueshëm" dhe si "një nga prozat më të bukura në gjuhën gjermane", duke shtuar lidhur me këtë: "Edhe nëse nuk është përrallë, është diçka tërësisht përrallore"; Oto Ludvigu, edhe ky shkrimtar gjerman, e vlerësonte ritmin tragjik në rritje te kjo vepër plotësisht në frymën e Shekspirit; shkrimtari gjerman Valter Benjamin e quante romanin në fjalë si një "vepër të pavdekshme", që e vinte autorin e saj "krahas tre a katër prozatorëve më të mëdhenj të gjuhës gjermane".

Recensentët e kritikët edhe në ditët tona flasin për këtë vepër të Gottfried Keller – it si për "një prej historive më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave".

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928165787
ean13
9789928165787
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2711

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Lord Xhim, Joseph Conrad

Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, vol.1-2, Uilliam M. Thekëri

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.

Çmimi 10,66 
More
Në gjendje

Referenca: 2958

Botuesi: Zambaku

Pullaliu, Lev Tolstoi

Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.

Çmimi 4,44 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Manastiri i Parmës, Stendal

Stendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët. Pavarësisht se kanë kaluar shumë e shumë vjet; është edhe shkrimtari klasik, edhe modern, edhe romantik, edhe i kohës sonë; atij nuk i mungon arsyetimi filozofik, kredoja psikologjike, poezia e brendshme, dialogu i shkathët e plot madhështi,...

Çmimi 15,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000486

Botuesi: OMSCA-1

Sozia, Një poemë petërburgase, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.

Çmimi 9,88 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)