Klasikët

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Nate e dite, Virginia Woolf Shfaq të madhe

Nate e dite, Virginia Woolf

Produkt i ri

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.

Më shumë detaje

Ne gjendje

$13.52

-20%

$16.90

Më shumë informacione

Titulli: Natë e ditë
Origjinali: Night and day
Gjinia: Roman
Autori: Virginia Woolf
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 556
Pesha: 0.651 kg.
ISBN: 978-9928-175-40-3

Mbi librin

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.

Teksa mundohet të vendosë, jetët e dy grave të tjera – aktivistja për të drejtat e grave, Meri Daçit, dhe nëna e Katerinës, Margaret, të cilat po mundohen të përpilojnë një biografi të babait të saj – përzihen me të sajën, duke pasur kështu pasoja intriguese.

Romani i dytë i Virginia Woolf – it është jo vetëm një histori delikate dashurie, një komedi shoqërore, por edhe një risi mbi traditën e kohës, pasi ngre pyetjet mbi rolin e gruas dhe kërkimin e lirisë personale.

"Natë e ditë" flet për dallimet midis burrave dhe grave, por flet edhe për dallimet midis shpirtit dhe shoqërisë dhe se si ne shpesh jemi të detyruar të sillemi në një mënyrë krejt të kundërt me atë çfarë dëshirojmë vërtet, vetëm për të kënaqur të tjerët dhe për t'u konformuar me pritshmërinë e të ngjashmëve tanë.

Ekziston një errësirë, një thellësi e paimagjinueshme brenda secilit prej nesh, të cilën nuk na lejohet kurrë ta nxjerrim në dritën e diellit; e si presim të gjejmë lumturinë kur kaq shumë prej vetes sonë të vërtetë është e detyruar të rrijë e fshehur?

Komente mbi librin

"Ky është një roman esencialisht analitik. Të gjitha personazhet janë vizatuar me shumë art; mendimet dhe veprimet e tyre vëzhgohen dhe shqyrtohen me imtësi. Përsa i përket stilit letrar, ky libër është i veçantë."

New York Times (1920)

"Vetëm ajo mund të përshkruajë atmosferën e mrekullueshme të shëtitjeve muzgore në Londër, vetëm ajo mund të përshkruajë me kaq pasion dhe vetëdije rëdësinë e punës për një grua, vetëm ajo mund të sjellë në jetë veçantitë e një familjeje që shenjtëron të kaluarën, dhe vetëm ajo mund të krijojë prozë me copëza të një bukurie kaq të plotë, sa lexuesi mundet veç të ndalojë e t'i rilexojë ato sërish e sërish, duke i pirë fjalët me një etje që nuk mund të shuhet."

Booksnob.com

Mbi autoren

Adele Virginia Woolf (1882 – 1941) ishte një shkrimtare angleze dhe një nga modernistet më të spikatura të shekullit XX. Në periudhën midis dy luftërave, Woolf – i ishte një figurë e rëndësishme në Londrën letrare dhe figura qendrore e grupit intelektual të Bloomsbury – it.

Veprat e saj kryesore përfshijnë: "Zonja Dalloway" (1925), "Te fari" (1927) dhe "Orlando" (1928), si dhe esenë "Një dhomë më vete" (1929), me citimin e famshëm: "Një grua duhet të ketë para dhe një dhomë më vete, nëse ajo do të shkruajë prozë."

Woolf – i vuante shpesh nga shqetësime psikike serioze, të cilat mendohen se kanë qenë pasojat e një sëmundjeje që sot përkufizohet si bipolarizëm. Ajo kreu vetëvrasje në moshën 59 vjeçare.

Reviews

Write a review

Nate e dite, Virginia Woolf

Nate e dite, Virginia Woolf

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)