Fausti, Johan Volfang Gete
  • Fausti, Johan Volfang Gete

Fausti, Johan Volfang Gëte

Toena

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

230,00 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Fausti (kopertinë e trashë)
Origjinali: Faust
Gjinia: Tragjedi
Autori: Johan Volfang Gëte
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2008
Fq. 640
Pesha: 0.732 kg.
ISBN: 978-99927-1-249-8

Mbi librin

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

"Fausti" nuk është as vetëm një vepër e tillë - sikurse në përgjithësi nuk ka shumë në letërsinë botërore - që në çdo skenë, madje në çdo episod e në çdo faqe na ndihmon të kuptojmë jo thjesht të kaluarën por edhe kohën që jetojmë. Shkurt, "Fausti" nuk është vetëm një lloj akademie e dijes, e parë kjo si dije jo vetëm enciklopedike, por edhe sistemore.

"Fausti" është edhe një vepër e rrallë arti, nga e cila ne mësojmë si të ndiejmë moralisht ç'është e mira dhe ç'është e keqja e si të dallojmë estetikisht të bukurën nga e shëmtuara. Shkurt, "Fausti" na paraqitet edhe si një shkollë e vërtetë edukate dhe një akademi artesh të bukura.

Në këtë akademi dijeje dhe artesh të bukura, në këtë shkollë edukate, gjithkush është i lirë të marrë e të lërë ç'të dojë, por është e pamundur të mos gjejë diçka që ta tërheqë me dritën e mendimit, ngrohtësinë e ndjenjës dhe gjallërinë e përjetimit.

Fausti, në përfundim të leximit na lë jo thjesht mbresën e një tragjedie, ndonëse fryma tragjike na shoqëron gjithë kohës, e as thjesht mbresën e një vepre artistike, sado madhështore kjo qoftë. Por si të gjitha veprat e mëdha dhe madhështore të artit, ai na fal një begati mendimesh, përshtypjesh e përjetimesh, që nuk mund të përmblidhen në një kategori të vetme të krijimtarisë shkrimore e artistike të njeriut.

Në mbarim të "Faustit" ne mbetemi të përthithur në mendime mbi jetën tonë dhe mbi kuptimin e jetës njerëzore. Dhe arrijmë të kuptojmë që për Gëten hyjnorja është puna, ndërsa djallëzorja është antipuna. Ne ndihemi njëlloj si të kishim përpirë një vepër të mirë, të thellë e vërtetthënëse ku janë gërshetuar filozofia, historia, muzika, piktura, arkitektura.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992712498
ean13
9789992712498
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000167

Botuesi: Ideart

Ariadna, Anton Cehov

E vërteta është se me poetizim të dashurisë, ne nënkuptojmë një nga gjërat që duam, dinjitetin, që shpesh mungon mes nesh dhe, rrjedhimisht, bëhet burim i pafund gabimesh e vuajtjesh.
34,50 SEK
More

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...
143,75 SEK
More

Referenca: SKU001325

Botuesi: Te tjere

Dublinasit, James Joyce

Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të...
86,25 SEK
More

Botuesi: Pegi

Të bukur dhe të mallkuar, Francis Scott Fitzgerald

Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre  shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë të këputen.
138,00 SEK
More

Krenari dhe paragjykim, Jane Austen

Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar.
161,00 SEK
More

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?
149,50 SEK
More

Botuesi: IDK

Lordi Xhim, Joseph Conrad

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU001921

Botuesi: Zenit Editions

Kryevepra e panjohur, Honore de Balzak

Balzaku vdiq i drobitur nga puna, nga mendimi dhe pasioni; asoj pasioni, dua të them, që ai e pat tretur në projektin e vet të pamatë dhe që e kishte dominuar si një ndëshkim zotash.
57,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000734

Botuesi: Onufri

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
115,00 SEK
More

Referenca: 2837

Botuesi: Zambaku

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.
46,00 SEK
More