Zonja Bovari, Gustav Flober
  • Zonja Bovari, Gustav Flober

Zonja Bovari, Gustav Flober

Te tjere

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

7,65 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja Bovari
Origjinali: Madame Bovary
Gjinia: Roman
Autori: Gustav Flober
Shqipëroi: Ani Duka
Shtëpia botuese: Botime Kuçuku
Viti:2013
Fq. 401
Pesha: 0.471 kg
ISBN: 978-9928-4180-5-0

Mbi librin

Vepra "Madam Bovari" është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.

Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore, ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema.

Ajo është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës është që njerëz si Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë përfundojnë duke rënë në një realitet edhe më të piste.

Nëse për Balzakun provinca ishte diçka që kundërshtonte Parisin, për Floberin gjithë realiteti francez po bëhej provincial. Romani fshikullon përmbysjen e principeve në Paris ku shkelja e kurorës nuk përbënte skandal. Ema me ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi, sepse siç i thotë Leoni: "Në Paris kështu bëjnë të gjithë".

Floberi luhatet mes simpatisë për Emën si viktimë e librave romantikë dhe mjedisit meskin shoqëror dhe qëndrimit kritik ndaj falsitetit të saj, egoizmit dhe trillit. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si ndonjë bimë të veçantë që del në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku në Skoci apo do të mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme lëkure.

Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në fund të romanit. Për Sharlin mendon se ai po të donte do ta kishte kuptuar dhe Ema do ta zbraste zemrën nga gjithçka ndiente. Ajo mendonte se sa më shumë e lidhte jeta bashkëshortore aq më tepër shkëputej shpirtërisht prej Sharlit. Mendonte se po t'i përkushtohej qeverisjes së shtëpisë do të dilte disi nga monotonia.

Shijet e holla të Emës dukeshin në çdo gjë qe zinte me dorë, ashtu siç kuptohej se nuk e kishte idenë e masës së shpenzimeve. Për njerëzit e tjerë, të ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo burrë tjetër mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj të manastirit.

Për të harruar kopshtin e përjetshëm të shtëpisë së saj, ajo shëtit shpesh nëpër rrugët e provincës ku vëren me vëmendje bimët dhe gjallesat. Për jetën në fshat mendonte se ishte shumë monotone dhe e ftohtë si ndonjë pullaz me baxhën nga veriu ku mbizotëronte mërzitja si ndonjë merimange e heshtur që thurrte rrjetën e vet në errësirë, në të gjitha skutat e zemrës se saj. Jeta e saj i dukej në kontrast me jetën e zhurmshme të Parisit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore.

Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra. Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht, kënaqet me poezitë që i lexon Ema, krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e dashurisë mes Emës dhe Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës.

Lidhja mes tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në momentin e parë të njohjes kur vendos këmbën te shkallëza e karriges së saj; në vështrimet: ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e saj të mëdhenj dhe të zinj.

Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe ëndërrimtar. Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia në roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi veprimesh.

Vetëm darkat mes të njohurish mund te ndryshojnë monotoninë. Mediokriteti dhe injoranca i mbishtohen monotonisë në Jonvil. Kjo duket në gafat që bën Omeja kur kërkon t'u mburret të pranishmëve për njohuritë shkencore që ka. Në përgjithësi jeta provinciale karakterizohet nga mungesa e argëtimit kulturor, nga mungesa e prurjeve në njerëz dhe vizitorë, mungesa e shëtitoreve dhe variacionit jetësor. Ema është që në fillim të romanit personi që s'mund të përshtatet me realitetin ekzistues, pasi trurin e saj e kanë zaptuar modelet e përftuara nga veprat romantike.

Ngjarjet e romanit morrën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer pafundësisht nga realiteti.

Mbi autorin

Gustav Flober ka lindur më 12 dhjetor 1821 në Rouen, Francë. Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Prej të atit, ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Në shkollë të mesme, Floberi u lidh ngushtë me Alfred de Puatvenin, i cili me aftësitë intelektuale dhe estetike që kishte, ushtroi një ndikim pozitiv mbi të.

Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe të shkruante "Kujtimet e një të marri" (1838) dhe "Nëntori" (1842), të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga "Rrëfimet" e Rusoit deri ato të Alfred de Mysset.

Floberi besonte dhe ndiqte parimin e "le mot juste" (fjala e saktë) të cilin e konsideronte si faktorin kyç për të arritur cilësi në letërsi. Në vitin 1850, pasi u kthye nga Egjipti, Floberi filloi të shkruante "Zonja Bovari", i cili mori pesë vjet për ta shkruar. Në fillim, romani u botua pjesë – pjesë në Revue de Paris në 1856.

Qeveria ndërmorri veprim kundër botuesit dhe autorit me akuzën e imoralitetit, por gjatë vitit në vijim, të dy u liruan. Kur "Zonja Bovari" u shfaq në format libri, ai u përball me një pritje të ngrohtë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928418050
ean13
9789928418050
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2711

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic
8,50 GBP
More

Referenca: 2181

Botuesi: Dritan Tirana

Mjeket, Erik Segal

Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.
12,75 GBP
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tri vetë me biçikleta, Zh.K.Zherom

Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
1,87 GBP
More

Botuesi: Zambaku

Ne, Jevgenij Zamjatin

Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.
6,38 GBP
More

Botuesi: IDK

Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, Stefan Zweig

Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
4,93 GBP
More

Referenca: SKU000497

Botuesi: OMSCA-1

Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 3

Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave Napoleonike dhe sulmit francez kundër Rusisë.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
6,80 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...
12,75 GBP
More

Referenca: 2244

Botuesi: Argeta LMG

Sidi, Pjer Kornej

Titulli: SidiOrigjinali: Theatre ChoisiGjinia: TragjediAutori: Pjer KornejShqipëroi: Prokop M. GjergoShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2006Fq. 94Pesha: 0.13 kgISBN: 978-99943-30-38-1  
2,55 GBP
More

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...
11,90 GBP
More

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
10,20 GBP
More

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...
8,50 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000184

Botuesi: Ideart

Letra Dashurie, Gustave Flaubert

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.
5,95 GBP
More

Referenca: 2681

Botuesi: Argeta LMG

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.
8,42 GBP
More