• Banner

  • Ka mbaruar

Ferri, Dante Aligieri

Dante Alighier lindi në Firence, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

8,22 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ferri
Origjinali: La Divina Commedia
Gjinia: Poemë
Autori: Dante Aligieri
Shqipëroi: Pashko Gjeçi
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2012
Fq. 280
Pesha: 0.30 kg.
ISBN: 978-99956-17-90-0

Mbi autorin

Dante Alighieri (sq. Dante Aligieri) lindi në Firence, midis 14 majit dhe 13 qershorit 1265 - vdiq në Ravena më 14 shtator 1321). Ishte poet, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Dante Aligieri jetoi në prag të Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. "Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme", u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane.

Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia Hyjnore.Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara atdhetare, Dantja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t'i shërbente popullit, të ishte pasqyrim i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike.

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Detajet e librit
Argeta LMG
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.

Çmimi 8,22 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Çmimi 7,29 
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Paraja, Emil Zola

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika,...

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2155

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Dalloway, Virginia Woolf

Ndërsa koha e mbrëmjes po afrohet, një mik i papritur mbërrin nga India: është i dashuri i saj i parë, Piter Uolsh, i cili i zgjon asaj kujtime të gjalla të së shkuarës gjersa, hap pas hapi, Klarisa Dalloway sjell në krye historinë e jetës së saj, ëndrrat e largëta të fëmijërisë dhe radhën e kaq viteve të shkuara që lëkundin martesën e sa të qetë.

Çmimi 6,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2958

Botuesi: Zambaku

Pullaliu, Lev Tolstoi

Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.

Çmimi 4,16 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)