Titulli: Pullaliu
Origjinali: Hollstomjer
Autori: Lev Tolstoi
Shqipëroi: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2009
fq. 82
Pesha: 0.09 kg
ISBN: 978-99956-08-31-6
Koment nga Agron Tufa
Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm. Sigurisht simbolika dhe alegoria e veprës është shumë më universale se kaq, prandaj edhe kontekstualizimi i saj me lexime të shumta, interpretime dhe sidomos vënia në skenë, janë tregues për një multisimbolikë që shkon gjithëherë krahas me nëntekstet e saj gjithmonë bashkëkohore.
Kuajt në këtë rrëfim janë shpirtëzuar me ndjenja njerëzore: me egërsinë dhe keqardhjen, harenë dhe trishtimin, dhe vetëdijen e ngrysur të pleqërisë shkatërrimtare. Më së shumti është njerëzuar personazhi kryesor: Pullaliu. Historinë e trishtuar të jetës tij e keni përpara për ta shfletuar.