Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Lartesite e stuhishme, Emily Bronte
  • Lartesite e stuhishme, Emily Bronte
  • Lartesite e stuhishme, Emily Bronte

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

2938
Botimet Dudaj

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lartësitë e stuhishme
Origjinali: Wuthering heights
Gjinia: Roman
Autori: Emily Bronte
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
fq. 344
Pesha: 0.360 kg
ISBN: 978-99943-0-191-1

Komente mbi autoren

"Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre në mënyrë të tillë që ajo nuk ka nevojë të ketë më një trup: duke folur për rrafshinën pa bimësi, ajo bën që të fryjë era dhe të gjëmojë moti."

Virginia Wolf, shkrimtare dhe eseiste angleze, 1882 – 1941

"Ndoshta është më e bukura dhe më e çmendura histori dashurie e të gjitha kohërave."

George Bataille, shkrimtar dhe filozof francez, 1897 – 1962

"U gdhend me vegla të thjeshta, në një lëndë të parë të papunuar, në një mjedis primitiv: skulptori kishte gjetur në vetminë e rrafshinës një copë të madhe graniti. Duke e vërejtur mendoi se nga ajo copë shkëmbi mund të përftohej një shtatore e zymtë, e egër, ogurzezë, një formë ku shfaqej të paktën njëra nga shenjat e madhështisë: pushteti ( ... ) Me kohë dhe me punë, shkëmbi filloi të merrte një dukje njerëzore; dhe tani ja ku është aty: i stërmadh dhe i ngrysur, gjysma shtatore dhe gjysma shkëmb; dhe nëse shtatorja ka diçka të frikshme dhe prej fantazme, shkëmbi duket thuajse i bukur në ngjyrën e tij delikate të përhimët, i veshur siç është nga myshku i butë i rrafshinës."

Charlotte Brontë, shkrimtare angleze, autore e romanit "Jane Eyre", 1816 – 1855, dhe motër e Emily Brontë – s

 

Detajet e librit
2938

Referencat specifike

isbn
9789994301911
ean13
9789994301911
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000260

Botuesi:

Kolomba, Prosper Merime

Titulli i librit: KolombaAutori: Prosper MerimePërktheu: Enver FicoShtëpia botuese: ABCViti: 2007Pesha: 0.17 Kg.
1,19 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shtëpia e maces me top, Honore De Balzak

Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.
4,68 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000609

Botuesi:

Karmen, Prosper Merime

TitulliKarmennovelëAutoriProsper MerimePërktheuDaniel XhoxhajShtëpia botueseABC, 2008Kolana "Klasikët"F. 80Pesha: 0.08 kg.
1,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2338

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.
1,87 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2280

Botuesi: OMSCA-1

Te vrasesh zogun perqeshes, Harper Lee

Një nga rrëfimet më të dashura të të gjitha kohërave. "Të vrasësh zogun përqeshës" ka fituar çmimin Pulitzer dhe është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2927

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".
8,50 GBP
More
Ne gjendje