Titulli: Ç'e mban gjallë njeriun
Gjinia: Novela
Autori: L. N. Tolstoj
Shqipëroi: Xhafer Rakipllari
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2008
Fq. 122
Pesha: 0.13 kg
ISBN: 978-99956-08-28-6
Mbi librin
Në këtë libër janë paraqitur tre novela vërtet të mrekullueshme: "Ç'e mban gjallë njeriun", "Tri pyetje" dhe "Zotëria dhe shërbëtori".
Mbi autorin
Një ndër shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm të Rusisë, por të mbarë letërsisë botërore, Lev Nikollajeviç Tolstoj lindi në 9 shtator 1828 në çifligun e familjes së tij në Jasnaja Poljana në Tulë. Në moshën dyvjeçare humbet të ëmën, ndërsa kur ishte nëntë vjeç humbet edhe të atin. Në mungesë të prindërve, edukimin e tij e morën përsipër të afërmit.
Në vitin 1843 shkoi në Universitetin e Kazanit, ku studioi gjuhët orientale. Por pa kaluar shumë kohë, i braktis studimet dhe nis të studiojë për jurisprudencë. Edhe në këtë fakultet i ndërpret studimet dhe në vitin 1847 kthehet në çifligun e vendlindjes. Pas 3 vjetësh regjistrohet në ushtrinë ruse dhe nga viti 1854 – 1855 merr pjesë në luftën e Krimesë si rreshter artilerie.
Gjatë kësaj periudhe shkroi veprat autobiografike "Fëmijëria", "Adoleshenca", "Rinia", "Furtuna" etj. Pas sukseseve të para, vendosi t'i përkushtohej letërsisë. Pas luftës, Tolstoj shkoi në Petërburg. Në vitin 1857 shëtiti nëpër Europë. Gjatë kësaj kohe krijoi lidhje me institucionet arsimore. Kthehet sërish në Rusi dhe hap në çifligun tij një shkollë për fëmijë.
Në vitin 1860 ndërmerr udhëtimin e dytë nëpër Evropë, ku studioi me imtësi institucionet arsimore atje. Në fund të këtyre shkurtimeve, arriti në përfundimin se civilizimi artificial dhe material perëndimor nuk ishte gjë tjetër veçse një arsye që prish natyrën njerëzore. Në vitin 1862 u martua me Sofia Andrejevnën, nga martesa me të cilën pati tre fëmijë.
Pas vitit 1880, Tostoji nisi të kritikonte idetë e pavdekshmërisë së krishtërimit, Kishën Ortodokse, të gjitha sistemet qeverisëse dhe zhvilloi një mendim personal të krishtërimit. Pasi bëri të njohur idetë e veta në artikujt "Kritika e teologjisë dogmatike", "Atëherë ç'duhet të bëjmë" dhe "Sundimi i Hyjit ndodhet brenda nesh", çkishërohet nga Kisha në vitin 1901.
Veprat e tjera të tij si "Vdekja e Ivan Iliçit", "Sonata e Krojcerit", "Haxhi Murati" dhe romani i tij i fundit "Ringjallja" janë vepra të shkruara me po të njëjtin kërkim shpirtëror. Pas vitit 1900, marrëdhëniet e tij me familjen u përkeqësuan për arsye të ideve radikale të tij në lidhje me ekonominë familjare, ndërsa fama e tij mes intelektualëve rusë sa vinte e shtohej. Këto dy ngjarje u bënë shkas për stres dhe zhytjen e tij në një vetmi shpirtërore. Më 7 nëntor 1910 vendos të braktisë familjen. Bashkë me doktorin dhe vajzën e tij të vogël niset për udhëtim. Pak kohë pas udhëtimit, gjendet i vdekur nga malaria në stacionin e trenit Astapov.