• Banner

  • Ka mbaruar

Eter dhe bij, Ivan Turgenjev

Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e n

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Etër dhe bij
Gjinia: Roman
Autori: Ivan Sergejeviç Turgenjev
Shqipëroi: Edlira Llukaçaj
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2007
Fq. 272
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 978-99956-08-08-8

Mbi librin

Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e një rinie që mohon çdo lloj vlere.

Romani është bërë i famshëm jo vetëm si përfaqësues i denjë i një letërsie të re që po lindte ndjenja të larta estetike dhe shpirtërore siç ishte letërsia e re ruse por dhe sepse në të përshkruhen si ngjarje kryesore kontradiktat midis brezave.

Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij. Ajo çka ndodh në fakt në roman nuk ishte një fenomen i ri që i përkiste vetëm shoqërisë ruse të kohës por ashtu si e theksojnë shumë antropologjistë dhe sociologë modern ishte një pasqyrim i idesë se revolta e parë e njeriut është ajo ndaj autoritarizmit të prindërve të vet.

Mbi autorin

Ivan Sergejeviç Turgenjev lindi në një familje të pasur dhe aristokratike më 1818. Që në fëmijëri u përball me problemet e skllavërisë. E ëma sillej keq me skllevërit, i keqtrajtonte dhe i dënonte. Kur e ëma filloi të përdorte këto metoda dhune edhe mbi fëmijët, Turgenjevi u largua nga shtëpia dhe vetëm pasi ajo i premtoi që këto ngjarje s'do të përsëriteshin më, u kthye.

Këto gjurmë të thella që i la fëmijëria bënë që Turgenjevi në librat e tij t'u jepte vend problemeve në lidhje me skllavërinë, tokat e pronarëve të tyre, si dhe me aristokracinë. Turgenjevi, si biri i një të pasuri, u shkollua në kolegje private, nga ku më pas u largua për ta vazhduar edukimin e tij në shtëpi me mësues të posaçëm.

Qysh në fëmijëri mësoi gjuhën franceze, angleze dhe gjermane. Pasi u diplomua në filozofi, Turgenjevi shkoi në Gjermani, ku mësoi latinishten dhe greqishten e vjetër. Sapo u kthye në Rusi, botoi librin e parë: "Nga shënimet e një gjuetari". Kjo vepër, kushtuar filozofit dhe shkrimtari të madh Gogol, pas vdekjes, qe dhe arsyeja e burgosjes së tij.

Turgenjevi, pas lirimit, kaloi edhe 18 muaj të tjerë në survejim të plotë. Vepra "Etër dhe bij" fillimisht u botua në një revistë në 1862, për t'u përmbledhur më vonë në një libër. Një vit pas botimit të parë, kjo vepër e mirënjohur u përkthye në frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Turgenjevi vdiq në Francë, më 3 shtator 1883. Trupi i tij i pajetë u soll në Rusi dhe u varros në Petërburg.

 

Detajet e librit
2831
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Natë e ditë, Virginia Woolf

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Këngë Krishtlindjeje, Charles Dickens

Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa - periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht “koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur”.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Çmimi 17,70 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Golemi, Gustav Meyrink

Kabala gjeti nëpër geto strehën e përshtatshme për spekulimet e veta të çuditshme mbi natyrën e Zotit, mbi fuqinë magjike të letrave, dhe mundësinë për ithtarët e saj që të krijonin një njeri, njëlloj siç krijoi Zoti Adamin. Ky njeri u quajt Golem.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Kronikat e Forsajtëve, Shoqëruesja, John Galsworthy

Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)