Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Frymë të vdekura, Nikollai Gogol
  • Frymë të vdekura, Nikollai Gogol

Frymë të vdekura, Nikollai Gogol

2807
Mitrush Kuteli

Unë mund të shkruaj për Rusinë vetëm duke qëndruar në Romë. Vetëm që aty ajo më del para syve me tërë plotësinë e vet, me tërë gjerësinë e vet.

980 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Frymë të vdekura
Origjinali: Sobranie soçinenij
Gjinia: Roman
Autori: Nikollai Gogol
Shqipëroi: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2012
Fq. 360
Pesha: 0.42 kg
ISBN: 978-9928-4117-2-3

Fragment nga libri

Në mëngjes, madje para orës që në qytetin N. ishte caktuar për të bërë vizita, nga dera e një shtëpie të drunjtë ngjyrë portokalli, me baxha dhe shtylla të kaltra, doli vrundull një zonjë e veshur me një kllok skocez elegant, me katrorë, e shoqëruar nga një shërbëtor i veshur me një mantel që kish disa jaka dhe shirita të arta, dhe me një kapelë të rrumbullakët, të lëmuar.

Po në atë çast zonja ngjiti vrulltas, me ngutje të madhe, shkallët e varura të një karroce që priste përpara derës. Shërbëtori mbylli aty për aty, me një të përplasur, derën e karrocës, ngriti shkallët, u zu pas rripave prapa karrocës dhe i thirri karrocierit: "Nisu!". Zonja shpinte me vete një lajm të ri që sapo e kish dëgjuar dhe s'kish durim ta përndante sa më shpejt.

Komente nga autori

Nga letrat dërguar miqve

"Kur fillova t'i lexoja Pushkinit kapitujt e parë të "Frymë të vdekura" siç ishin në dorën e parë, ai që qeshte gjithnjë kur unë i lexoja (i pëlqente të qeshte), pak nga pak filloi të ngrysej derisa më në fund u bë krejt i zymtë. Dhe kur leximi mbaroi, tha me një zë plot ngashërim: "O Zot, sa e trishto është Rusia jonë! Unë mund të shkruaj për Rusinë vetëm duke qëndruar në Romë. Vetëm që aty ajo më del para syve me tërë plotësinë e vet, me tërë gjerësinë e vet."

Koment nga Vladimir Nabokov

"Në veprën e Gogolit, komiken nga kozmikja i ndan vetëm një gërmë."

Mbi autorin

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri. Por ishte një jetesë e mjerë... Me vështirësi të madhe bënte bashkë drekën e darkën.

Për të mos ndjerë të ftohtin dhe vetminë e dhomës modeste të marrë me qira, nisi të shkruante disa tregime, ngjarjet e të cilit ishin vendosur në një Ukrainë që në të njëjtën kohë ishte reale, por edhe përrallore, ngjarje të cilat vetë shkrimtari i përjetonte me një nostalgji ironike. I pështirosur prej jetës së zyrës, në një moment të caktuar "u arratis" drejt Gjermanisë, por shpenzoi të gjitha paratë dhe iu desh të kthehej edhe një herë mbrapsht në punën e mërzitshme. Por kur dolën tregimet e tij të para, nën titullin "Veglie alla fattoria presso Dikan'ka", suksesi ishte i madh, aq sa arriti të krijonte miqësi me personalitete që kishin ndikim të madh në shoqëri, çka i dha mundësinë të zinte vend si profesor historie në kolegjin e vajzave fisnike. Gogol u vetëkënaq.

Mendoi se ishte një historian, meditoi të shkruante vepra vërtet të mëdha. Por, Gogoli nuk dinte të fliste mirë. I druajtur siç ishte, ndihej në siklet kur i duhej të ngrinte nxënëset në mësim dhe kështu që dha dorëheqjen: "Pa lavdi hipa në katedër, pa lavdi po zbres", i shkruan një mikut të tij. Iu kthye sërish penës e ndërsa shkruante "Tregimet e Petërburgut", më në fund u bind se ai ishte një shkrimtar. Edhe këto tregime u pëlqyen shumë prej lexuesit e kritikës.

Aty përshkruhej një kryeqytet shtypës, i paqartë dhe emblematik, me funksionarët e vet të vegjël dhe intelektualët mediokër, me një shoqëri të mundur dhe të turpëruar. E pikërisht këtu, në këto tregime shfaqet edhe ajo "e qeshura përmes lotëve", tipike gogoliane, në të cilën përzihet ironia, humori dhe groteskja. Në një farë mënyre, Gogol iu kthye vokacionit të tij të parë si reformues social, sidomos kur shkroi komedinë e tij të parë, "Revizori", përmes së cilës satirizoi shoqërinë patriarkale ruse. Por vepra u prit jo pa diskutime e hatërmbetje.

Pati nga ata që i cilësuan personazhet "si mostra çnjerëzorë dhe absurdë". Kjo ishte një goditje e rëndë për Gogolin. Duke i habitur të gjithë miqtë, ai largohet prej Rusisë, drejt Gjermanisë, më pas në Paris, ku i mbërrin edhe lajmi për vdekjen e Pushkinit, të cilin e admironte shumë. Pas Parisit, ndalet në Romë në vitin 1837. U ndje menjëherë në paqe me veten, i çliruar. Dhe ndodhi pikërisht në Romë që shkroi pjesën e parë të "Frymë të vdekura".

Gogoli thoshte se historinë ia kishte sugjeruar Pushkini në një bisedë në vitin 1835. Kthehet në Rusi në vitin 1841, ku edhe një herë ndihet pre e ankthit mistik. "Frymë të vdekura" u publikua në 1842. Në të njëjtin vit doli edhe "Kapota", që sjell historinë e një nëpunësi të varfër, viktimë e talljeve të shefit dhe kolegëve të zyrës.

Me sakrifica të mëdha ai arrin më në fund të blejë një pallto të bukur. E vesh me një krenari të ligjshme, e cila në fakt nuk do t'i zgjasë shumë, sepse ia vjedhin. Arti i ndjeshëm gogolian kishte bërë që edhe një personazh si ky nëpunës, të kthehej në një simbol për kushtet e mjerueshme që po kalonte shoqëria njerëzore. Ndërkaq, "Frymë të vdekura" u kishte treguar rusëve Rusinë dhe kultura militante progresive kishte parë aty një denoncim të ashpër por gjenial të të këqijave të shoqërisë... e megjithatë të shumtë ishin ata që mbetën të zhgënjyer prej qëndrimit që vetë shkrimtari mbajti.

Në korrespondencën e tij me miqtë, ai mohoi domethënien e kryeveprës së tij. Më shumë se sa një roman, apo një poemë siç e kishte quajtur vetë Gogoli, ky vëllim është një kolanë tregimesh, një galeri e jashtëzakonshme personazhesh që lidhen prej një personazhi të vetëm, Cicikov. "Sa e trishtë është Rusia jonë!", pat thënë Pushkini pasi Gogoli i kishte dhënë të lexonte faqet e para të librit.

Në të vërtetë, Gogoli dëshironte t'i jepte jetë një poeme të tipit dantesk, që do të ndiqej nga një vëllim i dytë ku njeriu do të mund të shpëtonte falë dashurisë së tjetrit dhe nga një vëllim i tretë ku më në fund e mira do të triumfonte. Me t'u kthyer në Romë, Gogoli nisi të punojë për pjesën e dytë. Më pas nisi edhe një herë udhëtimet drejt Francës, Gjermanisë e Vendeve të Ulëta, ku edhe një herë mbërthehet prej akthit të problemit të jetës, vdekjes, shpëtimit, impenjimit moral të shkrimtarit. Për të shpëtuar prej ambientit letrar që ai gjithnjë e më shumë e konsideronte armiqësor, në vitin 1848 udhëtoi drejt Tokës së Shenjtë, Palestinës.

Pas këtij udhëtimi kthehet në atdhe, ku vendoset në fshatin e lindjes dhe më vonë në Moskë. I lodhur, i shkatërruar nga frika e tij, nga ankthi i të mosqenit në rrugën e së vërtetës, çohet në mes të natës dhe duke lotuar djeg gjithë sa kishte shkruar për pjesën e dytë të "Frymë të vdekura". Menjëherë pas këtij gjesti, pas asaj nate dramatike, ai refuzon të ushqehet. Më në fund shkrimtari i madh mundi të flinte në paqe, e cila i fali më pas pushimin e përjetshëm. Ai ndërroi jetë më 21 shkurt të vitit 1852 në Moskë.

 

Detajet e librit
Mitrush Kuteli
2807

Referencat specifike

isbn
9789928411723
ean13
9789928411723
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Zemër qeni, Mihail Bulgakov

“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pedro Paramo, Rrafshina në flakë, Juan Rulfo

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vëllezërit Karamazov, vol.2, Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vëllezërit Karamazov, vol.1 Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. 
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.
890 Lekë
More

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Novela, vol. 2, Stefan Cvajg

Në këtë vëllim përfshihen novelat: "E fshehta përvëluese", "Dashuria e guvernantes dhe dy vogëlushët", "Pështjellim ndjenjash", "Vrapuesi i Amokut", "Nata fantastike", "Antoni", "Marshimi", "Ylli sipër pyllit", "Anvers" dhe "Dashuria e Erikës".
1 300 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...
3 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
1 300 Lekë
More