Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2
  • Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

2724
Fan Noli

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.

16,65 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Klubi Pikuik, vëllimi i dytë
Origjinali: The Pickwick Papers
Gjinia: Roman
Autori: Charles Dickens
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2011
Fq. 468
Pesha: 0.504 kg.
ISBN: 978-99956-86-39-0

Fragment nga libri

Ardhja e dy vizitorëve dhe hulumtimi i z. Uinkëll dhe i zonjushës së re me çizme me gëzof që pasoi, sipas të gjitha gjasave, do të kishte dalë një ndërprerje tejet e pakëndshme ndaj të qeshurave të forta të të pranishmëve, po të mos kish qenë për harenë e z. Pikuik dhe humorin e shkëlqyer të të zotit të shtëpisë, të cilat i vunë në punë plotësisht për të mirën e përbashkët të të gjithëve.

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur, lidhur me heqjen e një tumori nga truri i një zotërie, të cilën e mbështeti me anë të thikës së gocave të detit dhe gjysmë çyreku dykilësh, për mësimin e gjithë të pranishmëve të atjeshëm.

Më pas i gjithë vargani vajti drejt e në kishë, kur z. Benxhamin Alen e zuri gjumi, ndërsa z. Bob Sojer e largoi mendjen nga çështjet e kësaj bote, duke gdhendur emrin e vet në stol, me shkronja të gjera dhjetë centimetra.

 

Detajet e librit
Fan Noli
2724
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj...
14,43 
More

Botuesi: Univers

Arsen Lupen kundër Sherlok Holms, Maurice Leblanc

Në korrikun e 1885-s, Sherlok Holmsi dhe Dr. Uatsoni marrin një letër nga Arsen Lupeni, i cili kërcënon se do të vjedhë pesë thesaret më të çmuara të Anglisë, vetëm për te dëshmuar “kotësinë” e anglezëve.
11,10 
More

Referenca: SKU000497

Botuesi: OMSCA-1

Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 3

Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave Napoleonike dhe sulmit francez kundër Rusisë.
13,32 
More

Referenca: SKU000243

Botuesi:

Byzylyku bojeshege, A.I. Kuprin

Prej shumë lexuesve që i janë rikthyer me nostalgji këtij libri, është konsideruar si një nga historitë më të ndjera të dashurisë. Përsiatjet e personazheve mbi dashurinë dhe martesën janë nga më interesantet.
2,22 
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tri vetë me biçikleta, Zh.K.Zherom

Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
2,44 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Njeriu që qesh, vol. 1+2, Viktor Hygo

Në natën e 29 janarit 1690, një fëmijë dhjetëvjeçar braktiset pasi burrat që e kishin mbajtur që nga lindja. Fëmija është këmbëzbathur dhe duke vdekur urie në mes të një stuhie dëbore ndërsa mbërrin te një trekëmbësh që mban kufomën e një krimineli të varur. Poshtë trekëmbëshit, një grua rreckamane ka ngrirë nga i ftohti. Fëmija tenton të vijojë më tutje...
22,20 
More

Letër babait, Franz Kafka

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg...
6,11 
More

Botuesi: Onufri

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
22,20 
More

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
5,55 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000327

Botuesi: Ideart

David Koperfild, Charles Dickens, pershtatje per femije

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."
3,33 
More

Referenca: SKU000334

Botuesi: Ideart

Oliver Tuist (pershtatje per femije), Charles Dickens

Londra e 1830-ës nuk ishte aspak një vend i përshtatshëm jetese për një djalosh të uritur dhjetëvjeçar, jetim, pa familje dhe pa miq, pa shtëpi, vetëm me një qindarkë në xhep, aq sa për të blerë një copë bukë për të mbajtur frymën.
3,20 
More

Referenca: SKU000963

Botuesi: Dituria

David Koperfildi, Charls Dickens, pershtatje per femije

Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë.
8,88 
More

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
11,10 
More

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
11,10 
More

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.
15,54 
More

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.
16,65 
More