• Banner

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.

12,75 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Klubi Pikuik, vëllimi i parë
Origjinali: The Pickwick Papers
Gjinia: Roman
Autori: Charles Dickens
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2011
Fq. 496
Pesha: 0.552 kg.
ISBN: 978-99956-86-38-3

Fragment nga libri

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin.

Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca. Zotërinjtë Tupman, Snodgras dhe Uinkëll, të cilët kishin pritur me ankth ardhjen e udhëheqësit të tyre të ndritur, iu grumbulluan për t'i uruar mirëseardhjen.
-Ja, tarifa juaj e udhëtimit, - tha z. Pikuik që i zgjati shilingën karrocierit. Po sa shumë u çudit njeriu i ditur kur çapaçuli i flaku paratë në dysheme dhe kërkoi në kuptimin e figurshëm t'i lejohej të kishte kënaqësinë që të përleshej me të për shumë e të hollave!
-Po ti qenke i çmendur more, - i tha z. Snodgras.-Ose i pirë, - tha z. Uinkëll.-Ose të dyja bashkë, - tha z. Tupman.
-Hë de, lërini këto! – tha drejtuesi i karrocës që hapi këmbët në shenjë përleshjeje dhe qëlloi disa grushte paraprakisht pikërisht si orë me zemberek. – Hë de... le të zihemi me ju të katër.

 

Detajet e librit
Fan Noli
2723

Referencat specifike

isbn
9789995686383
ean13
9789995686383
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000963

Botuesi: Dituria

David Koperfildi, Charls Dickens, pershtatje per femije

Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.

Çmimi 11,90 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1

Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar "Pelegrinëve të Orientit", emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën.

Çmimi 2,13 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

Çmimi 7,65 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gem, Erich Maria Remarque

Beduinët kalorës, të veshur me ca dollma bojë kafe, kaluan me të katra aty pranë. Vinte erë plehu devesh dhe shkretëtire. Pas mauzoleve të mamlukëve, kalorësit u rreshtuan në një varg të gjatë në sfondin e qiellit të pastër dhe vrapuan me të katra sikur donin të pushtonin me sulm qiellin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2830

Botuesi: Zambaku

Dhembi i bardhe, Xhek London

Në librat e tij ai trajton jetesën në Polin e Veriut, njerëzit, natyrën dhe aventurat drejt kërkimit të arit në ato zona. Gjithashtu mbahet si pioner i romaneve me frymë sociale. Është autor i pothuajse 50 romanesh e tregimesh. Ndër më të njohurit: "Dhëmbi i bardhë", "Martin Iden" etj. Mbahet mjeshtër i fjalës.

Çmimi 4,68 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)