Titulli: Kohë të vështira
Origjinali: Hard times
Gjinia: Roman
Autori: Charles Dickens
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2012
Fq. 376
Pesha: 0.472 kg.
ISBN: 978-99956-86-72-7
Mbi librin
Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër. Pikërisht ky lloj idealizmi e verbon të shohë thelbin e qenies së njerëzve që e rrethojnë, me pasoja të tmerrshme.
Vetëm kur e bija, Luiza, e zënë në kurthin e një martese pa dashuri, bie pre e një joshësi bjerraditës, i ati trashëgohet të rishikojë teorinë dhe bindjet që e kanë drejtuar në jetë. "Kohë të vështira" është një prej romaneve që shënojnë pjekurinë artistikë të Çarls Dikensit, një makineri bluese ku përzihen elementet e veprës së tij me një fund që ka karakterin e një përralle.
Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të XIX – të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.