Motra Keri, Teodor Drajzer
  • Motra Keri, Teodor Drajzer
  • Motra Keri, Teodor Drajzer

Motra Keri, Teodor Drajzer

2718
OMBRA GVG

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Motra Keri
Origjinali: Sistre Carrie
Gjinia: Roman
Autori: Teodor Drajzer
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 584
Pesha: 0.631 kg.
ISBN: 978-99943-44-25-3

Mbi librin

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

Ideja e shkrimtarit nuk është thjesht të na rrëfejë historinë e një vajze provinciale, Kerit, ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë është dëshira për të nxitur, për t'u hapur sytë dhe për t'i vënë në lëvizje njerëzit.

Aq forcë të madhe ka libri "Motra Keri" sa lexuesi nuk e mbaron dhe nuk e lë dot mënjanë, vetëm me një nënqeshje të kënaqur. Ai e përfundon atë së lexuari me ndjenja jashtëzakonisht të prekura.

Motra Keri, ky roma i emocioneve të thella, na bën të mendojmë gjatë mbi ulje – ngritjet e jetës sociale. Keri dhe Harstud, dy personazhet e romanit, janë viktima të këtyre rrethanave. Keri është kapluar nga dhimbje pafund, ndërsa fati i Harstudit rrëshqet dita – ditës në një spirale pa shpresë drejt "humnerës".

Drajzeri ka ditur të depërtojë në detaje në dramën njerëzore. Ai pati guximin të shkruajë dhe të materializojë të shkruajë dhe të materializojë gjithçka që shihte në realitet, pa e ndjerë të nevojshme që personazhet t'i përgatiste në "laboratorin" e shkrimtarit, për të ndërtuar kësisoj situata artificiale.

Ndryshe nga shkrimtarët e brezit të tij, vepra e Drajzerit është e vërtetë, pa makiazh. Ai na zbulon se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura. Kjo është arsyeja që Motra Keri na vjen edhe sot me një madhështi absolute.

Koment nga Sunday Times

Në jetë hasen përherë natyra intelektuale dhe emocionale, mendje që arsyetojnë dhe mendje që ndiejnë. Nga të parat dalin njerëzit e aksionit, gjeneralët dhe pushtetarët; nga të dytat, poetët dhe ëndërrimtarët, apo në përgjithësi artistët. Sikurse tingujt e harpës në ajër, këta të fundit i përgjigjen çdo flladi të fantazisë, duke pasqyruar kështu të tëra baticat dhe zbaticat e botës ideale.

Kësaj kategorie i takon edhe Teodor Drajzeri, shkrimtari kompleks që i preku të gjitha emocionet që të shkakton vepra sa ishte gjallë... me të gjitha ulje – ngritjet emocionale, kurba e së cilës nëse do pikënisej nga Motra Keri është dallga që jeta na vë përballë. Është padyshim vepra më e spikatur e tendencave që shpërfaq letërsia e madhe.

Detajet e librit
2718

Referencat specifike

isbn
9789994344253
ean13
9789994344253
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001937

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...
600 Lekë
More

Botuesi: IDK

Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, Stefan Zweig

Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
580 Lekë
More

Botuesi: Albas

Lepuri është i pasur, John Updike

Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).
1 950 Lekë
More

Referenca: 2155

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Dalloway, Virginia Woolf

Ndërsa koha e mbrëmjes po afrohet, një mik i papritur mbërrin nga India: është i dashuri i saj i parë, Piter Uolsh, i cili i zgjon asaj kujtime të gjalla të së shkuarës gjersa, hap pas hapi, Klarisa Dalloway sjell në krye historinë e jetës së saj, ëndrrat e largëta të fëmijërisë dhe radhën e kaq viteve të shkuara që lëkundin martesën e sa të qetë.
650 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001839

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 3 - Stoiku, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2210

Botuesi: Kokona

Tregime amerikane, Drajzer, Tuen, London

Përmban tregimet: Njeriu që korruptoi Heldibergun, Mark Tuen, Kryetari i bashkisë dhe zgjedhësit e tij, Teodor Dreizer, Meksikani, Xhek London dhe Renegati, Xhek London.
600 Lekë
More