• Banner

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic

115,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza e postës
Origjinali: Rausch der Verwandlung: Roman aus dem Nachlaß
Gjinia: Roman
Autori: Stefan Cvajg
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 320
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-9928-00-060-6

Mbi librin

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren, Kristina e sheh veten në majat e maleve duke shijuar një jetë që nuk e kishte parë as në ëndërr.

Por tezja e braktis Kristinën po aq shpejt sa e kishte ftuar dhe shumë shpejt vajza kthehet në zyrën postare provinciale e zhgënjyer dhe e trishtuar. Aty njihet me Ferdinandin, një veteran lufte i plagosur por gojëtar, i cili është shprehje e pakënaqësisë së gjithë brezit të tij. Jetët e Kristinës dhe Ferdinandit ndërthuren dhe ngatërrohen keq derisa ai sajon një plan që ose do t'u dalë për mbarë e do t'i shpëtojë, ose do t'i zhytë përjetë.

Komente mbi librin

"A është e mundur të shkruhet një histori vërtet kaq reale? Nëse po, kjo është e tillë. Personazhet janë realizuar aq mirë dhe ka pasazhe të përshkruara mjaft bukur."

The Spectator

"Një vrapim marramendës mjerimi, gëzimi e varfërie... naiviteti ekstazik i vajzës dhe proza e shkëlqyer e Cvajgut i bëjnë historitë e vjetra të ëmbla e të freskëta dhe kur e tërë drama rrënohet, edhe jashtëzakonisht të trishtueshme."

The Sunday Times

"Vajza e postës është një roman i këndshëm dhe një libër i shkëlqyer për ta nisur nëse je i ri me këtë romancier austriak. Është një histori e fuqishme sociale që përshkruan ndikimin social të Luftës së Parë Botërore dhe varfërinë e skajshme ku u detyruan të jetojnë shumë njerëz. Tregon sfidat e qytetërimit evropian në fillim të viteve 1930 dhe dështimin e humanizmit, ku Cvajgu besoi deri në fund të jetës së tij. Përshkruan ankthin, dyshimet, depresionin dhe shpërbërjen shpirtërore. Cvajgu ia del mbanë të përshkruajë edhe konceptet më komplekse të psikanalizës duke i sjellë ato në mënyrë të gjallë."

The Telegraph

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2711

Referencat specifike

isbn
9789928000606
ean13
9789928000606
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2563

Botuesi: Dituria

Novela, Stefan Cvajg

Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2633

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjeniu i një nate, Stefan Cvajg

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Shko, vër një rojë, Harper Lee

Doli në qarkullim nëpër libraritë e vendit romani "Shko, vër një rojë" (Go Set a Watchman), i autores së njohur amerkane Harper Lee, botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm si edhe romani i saj i parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrime kritike, James Joyce

Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Thuamë se më dashuron, Erich Maria Remarque

Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001958

Botuesi: OMBRA GVG

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)