• Banner

  • Ka mbaruar

Getsbi i Madh, F. Scott Fitzgerald

Si një portret i Epokës Xhaz, me gjithë dekadencën dhe teprimet e saj, Getsbi bëri për vete shpirtin e brezit të autorit dhe zuri një vend të përhershëm në mitologjinë amerikane.

7,65 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Getsbi i Madh
Origjinali: The Great Gatsby
Gjinia: Roman
Autori: F. Scott Fitzgerald
Shqipëroi: Stavri Pone
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 236
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-00-061-3

Mbi librin

Në vitin 1922, Francis Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar "diçka të re, diçka të jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ngatërruar në formë." Kjo gjë e jashtëzakonshme, e bukur, me formë të ndërlikuar dhe mbi të gjitha e thjeshtë u bë më pas Getsbi i Madh, ndoshta puna më e mirë e Fitzgeraldit dhe sigurisht libri me të cilin u bë i njohur.

Si një portret i Epokës Xhaz, me gjithë dekadencën dhe teprimet e saj, Getsbi bëri për vete shpirtin e brezit të autorit dhe zuri një vend të përhershëm në mitologjinë amerikane. Milioneri i sajuar dhe i vetshpikur Xhej Getsbi mishëron disa nga tiparet më karakteristike të Fitzgeraldit dhe vendit të tij: paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. "Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart. Por nuk ka rëndësi. Nesër do të vrapojmë më shpejt, do t'i shtrijmë krahët më larg..."

Dhe një mëngjes të bukur ngjitja e Getsbit drejt lavdisë dhe rënia e tij bëhen një lloj përralle paralajmëruese rreth Ëndrrës Amerikane. Është gjithashtu një histori dashurie dhe fatesh ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzi Bukananin. Çifti takohet pesë vjet para se të fillojë romani, kur Dejzi ishte një bukuroshe e hijshme nga Louisville dhe Getsbi një oficer i varfër. Ata bien në dashuri, por ndërkohë që Getsbi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun brutal e zemërgur Tom Bukananin. Pas luftës, Getsbi ia kushton veten verbërisht vënies së pasurisë me çdo mjet, si dhe ndjekjes së Dejzit.

Pas bëri miliona, Getsbi blen një rezidencë në Long Island, organizon festa bujare dhe pret që ajo të rishfaqet. Kur më në fund ajo vjen, ngjarjet shpalosen me gjithë tragjedinë e pashmangshme të një drame greke, kurse fqinji cinik Nik Karrauej shërben si një lloj kori për gjithçka ndodh. Komploti, i thurur me elegancë dhe i shkruar në prozë të kristaltë, e bën librin "Getsbi i Madh" po aq të përkryer sa edhe lloji më i mirë i poemës.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2710
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000390

Botuesi: Albin

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Çmimi 11,90 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001839

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 3 - Stoiku, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.

Çmimi 11,90 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2958

Botuesi: Zambaku

Pullaliu, Lev Tolstoi

Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.

Çmimi 3,40 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...

Çmimi 25,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.

Çmimi 4,68 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Pasion dhe mëkat, Emil Zola

Ky është një nga romanet e shkurtra të Emile Zola që gjurmon historinë e jetës së personazhit të vet, Thérèse Raquin nga fëmijëria te jeta me pasione dhe mashtrime…

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Parajsa, Dante Alighieri

Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2334

Botuesi: Te tjere

Maksima, La Roshfuko

Duka La Roshfuko është një nga njerëzit e rrallë të kësaj bote që lindin pas vdekjes, po të perifrazonim një thënie të Niçes. Krijimtaria e tij e kursyer i ka të rralla shoqet sa i takon ngasjes për debate e polemikë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2597

Botuesi: OMBRA GVG

Majkelli, vellai i Xherrit, Xhek London

Nuk është kollaj t'i bindësh njerëzit të mblidhen dhe akoma më e vështirë t'i bësh ata të lëvizin në protesta të organizuara kundër kushteve të padurueshme të jetës, aq më tepër për kafshët, të cilat me aq "dashuri" i kanë skllavëruar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)