• Banner

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

35,67 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të mjerët (vepra e plotë në 3 vëllime)
Origjinali: Les misèrables
Gjinia: Roman
Autori: Viktor Hygo
Shqipëroi: Misto Treska
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 1712
Pesha: 2.05 kg
ISBN: 978-9928-00-073-6

Mbi librin

Viktor Hygo në këtë roman himnizon historinë franceze të shek. XIX, i merr në mbrojtje qeniet e mitura, të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura.Ka dy variante të romanit "Të mjerët" , njëri i vitit 1845 që i sjell Hygoit titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë, botuar më 1862.

Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra, të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia (venitja, rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën. Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.

Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon, mirëpo Zhani natën ia vjedh priftit shandanët e argjendta, ikën nga prifti. Xhandarët e arrestojnë, pro prifti nuk deklaron se i janë vjedhur shandanët dhe kjo e shpëton Zhanin. Ai magjepset me zemërgjerësinë e priftit dhe kjo gjë ndikon në ndërrimin e tij. Në episodin e dytë, Zhani e ndërron emrin në Madlen, pasi kish ndryshuar karakter bëhet kryetar i një vendi të vogël, ballafaqohet me një rast të rëndë social, me atë të Fantinës, e cila dënohet si prostitutë. Madleni e liron. Fantina kishte një vajzë të quajur Kozetë, vajzë ilegjitime. Për të siguruar bukën e ëma ish marrë me prostitucion dhe kjo qe arsyeja pse e liron Madleni.

Madleni u bë objekt për gjyqin e vendasit që kërkonin të dinin për biografinë e tij. Madleni e zbulon veten kur gjyqi duhej ta dënonte Shamatien të akuzuar për vjedhje duke dyshuar se ai ishte Zhan Valzhani dhe në fund ai i tregon gjyqit se vetë ai ishte Zhan Valzhani. Shamatien e lirojnë nga akuza për vjedhje. Në episodin e tretë kemi Kozetën si shërbëtore në një familje të pasur, e cila ishte pasuruar duke kryer plaçkitje gjatë lufts së Vaterlosë. Zhan Val Zhani arrestohet, dërgohet në burg , por ai arratiset përmes kanaleve të Parisit.

Ai arrin te familja e Tenardieve, e shpëton Kozetën nga kthetrat e familjes ku punonte dhe e fsheh së pari në një shtëpi, pastaj në manastir. Në episodin e katërt, Zhan Valzhani vendoset në rrugën Plumet, ndërron emrin në Foshëlëvon, njihet me Mariusin , i cili kishte orientime republikane. Mariusi dashurohet me Kozetën. Fushëlëron arrestohet nga Zhaveri, por ai përsëri arrin të shpëtojë. Epopeja e rrugës Sent Deni është një ndër ngjarjet më kulminante të lëvizjes revolucionare.

Më 1832 buçet kryengritja në rrugën Sent Deni. Mbi barrikada është edhe Zhan Valzhani së bashku me Mariusin dhe Gavroshin, të gjithë nën komandën e studentit Enzholras. Zhan Val Zhani si i burgosur me punë të rëndë, ia fal jetën policit Zhaver, e shpëton Mariusin e plagosur rëndë i cili më vonë martohet me Kozetën. Zhan Valzhani realizon premtimin e dhënë Fantinës. Kur vdes në vetmi, mbi kokën e tij ndriçojnë shandanët e argjendta të priftit Myriel.

Zhan Val Zhani është i burgosur, i persekutuar, i cili ka fituar admirimin e lexuesit. Prifti Myriel është kuptues i psikologjisë së Zhanit. Fantina femër e persekutuar, e poshtëruar nga shoqëria dhe ligji, femër fatkeqe. Kozeta paraqet personazhin më të përkryer, i viktimës së pafajshme, shërbëtore. Gravoshi, djalë i mbarë i braktisur nga familja, jeton në qytet të madh kur merr pjesë në lëvizje revolucionare, bëhet viktimë tragjike e romanit. Mariusi është borgjezi i ri plot ideale revolucionare, lufton kundër monarkisë. Zhaveri është fytyra më negative që mbaron me vdekje.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2709

Referencat specifike

isbn
9789928000736
ean13
9789928000736
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tri vetë me biçikleta, Zh.K.Zherom

Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.

Çmimi 2,18 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 

Çmimi 2,18 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Stacioni në horizont, Erich Maria Remarque

Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmë – indiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Portreti i artistit në rini, Xhejms Xhois

Tani si kurrë më parë, emri i tij i çuditshëm po i dukej si një profeci... nën emrin e mjeshtrit mitik, i dukej se dëgjonte zhurmën e dallgëve të turbullta dhe shihte një formë me krahë që fluturonte sipër dallgëve, duke u ngjitur ngadalë në ajër.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)