• Banner

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

9,81 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja Bovari
Origjinali: Madame Bovary
Gjinia: Roman
Autori: Gustav Flober
Shqipëroi: Viktor Kalemi
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2009
Fq. 296
Pesha: 0.373 kg
ISBN: 978-99927-43-55-7

Mbi librin

Vepra "Madam Bovari" është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.

Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore, ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema.

Ajo është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës është që njerëz si Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë përfundojnë duke rënë në një realitet edhe më të piste.

Nëse për Balzakun provinca ishte diçka që kundërshtonte Parisin, për Floberin gjithë realiteti francez po bëhej provincial. Romani fshikullon përmbysjen e principeve në Paris ku shkelja e kurorës nuk përbënte skandal. Ema me ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi, sepse siç i thotë Leoni: "Në Paris kështu bëjnë të gjithë".

Floberi luhatet mes simpatisë për Emën si viktimë e librave romantikë dhe mjedisit meskin shoqëror dhe qëndrimit kritik ndaj falsitetit të saj, egoizmit dhe trillit. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si ndonjë bimë të veçantë që del në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku në Skoci apo do të mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme lëkure.

Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në fund të romanit. Për Sharlin mendon se ai po të donte do ta kishte kuptuar dhe Ema do ta zbraste zemrën nga gjithçka ndiente. Ajo mendonte se sa më shumë e lidhte jeta bashkëshortore aq më tepër shkëputej shpirtërisht prej Sharlit. Mendonte se po t'i përkushtohej qeverisjes së shtëpisë do të dilte disi nga monotonia.

Shijet e holla të Emës dukeshin në çdo gjë qe zinte me dorë, ashtu siç kuptohej se nuk e kishte idenë e masës së shpenzimeve. Për njerëzit e tjerë, të ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo burrë tjetër mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj të manastirit.

Për të harruar kopshtin e përjetshëm të shtëpisë së saj, ajo shëtit shpesh nëpër rrugët e provincës ku vëren me vëmendje bimët dhe gjallesat. Për jetën në fshat mendonte se ishte shumë monotone dhe e ftohtë si ndonjë pullaz me baxhën nga veriu ku mbizotëronte mërzitja si ndonjë merimange e heshtur që thurrte rrjetën e vet në errësirë, në të gjitha skutat e zemrës se saj. Jeta e saj i dukej në kontrast me jetën e zhurmshme të Parisit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore.

Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra. Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht, kënaqet me poezitë që i lexon Ema, krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e dashurisë mes Emës dhe Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës.

Lidhja mes tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në momentin e parë të njohjes kur vendos këmbën te shkallëza e karriges së saj; në vështrimet: ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e saj të mëdhenj dhe të zinj. Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe ëndërrimtar. Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia në roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi veprimesh.

Vetëm darkat mes të njohurish mund te ndryshojnë monotoninë. Mediokriteti dhe injoranca i mbishtohen monotonisë në Jonvil. Kjo duket në gafat që bën Omeja kur kërkon t'u mburret të pranishmëve për njohuritë shkencore që ka. Në përgjithësi jeta provinciale karakterizohet nga mungesa e argëtimit kulturor, nga mungesa e prurjeve në njerëz dhe vizitorë, mungesa e shëtitoreve dhe variacionit jetësor. Ema është që në fillim të romanit personi që s'mund të përshtatet me realitetin ekzistues, pasi trurin e saj e kanë zaptuar modelet e përftuara nga veprat romantike.

Ngjarjet e romanit morrën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer pafundësisht nga realiteti.

 

Detajet e librit
Argeta LMG
2681

Referencat specifike

isbn
9789992743557
ean13
9789992743557
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000184

Botuesi: Ideart

Letra Dashurie, Gustave Flaubert

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000999

Botuesi: Dituria

Bel Ami, Gi de Mopasan

Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"

Çmimi 13,87 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.

Çmimi 13,87 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Idioti, Fjodor Dostojevski

Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Çmimi 16,85 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Çmimi 6,94 CHF
Ne gjendje

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2688

Botuesi: Plejad

Sonetet, William Shakespeare

Edhe sikur gjuhët e të gjithë njerëzve e të engjëjve të flisninBashkë në një zë, s'do mund t'i thonin ato fjalë që the ti.Lumenjtë, erërat, pyjet, lulet, fushat, malet, madje edhe deti,Me gjithë ç'fuqi kanë thellë përbrenda, vallë diellit i luten?

Çmimi 4,46 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2137

Botuesi: Te tjere

Vepra e plote, Georg Buchner

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)