Klasikët

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir Shfaq të madhe

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

2655

Produkt i ri

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Më shumë detaje

Ne gjendje

$5.63

-20%

$7.04

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Komedia e keqkuptimeve
Origjinali: The comedy of errors
Gjinia: Komedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Skënder Luarasi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 136
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-9928-164-00-1

Mbi librin

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

"Komedia e keqkuptimeve" (së bashku me "Shtrëngatën") është njëra nga dy pjesët e vetme të Shekspirit ku mund të vëzhgohen elementet klasike. Ajo është përshtatur për opera, për shfaqje skenike, muzikal etj. "Komedia e keqkuptimeve" rrëfen historinë e dy palëve të ndryshme binjakësh identikë, të cilët u ndanë aksidentalisht që kur lindën.

Antifoli i Sirakuzës dhe shërbëtori i tij, Dromioja i Sirakuzës, arrijnë në Efes, i cili rezulton se është vendlindja e vëllezërve të tyre binjakë, Antifolit të Efesit dhe shërbëtorit të tij, Dromios së Efesit. Kur sirakuzianët ndeshen me miqtë dhe familjet e binjakëve të tyre, një sërë fatkeqësish të bazuara në identitetet e gabuara shpien në rrahje, në joshje prej djalli, në arrestimin e Antifolit të Efesit dhe në akuzimin e rremë për tradhti, vjedhje, çmenduri dhe pushtim nga shejtani.

 

Reviews

Write a review

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Libra të ngjashëm

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)