• Banner

  • Shpresa, Andre Malraux

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpresa
Origjinali: L'espoir
Gjinia: Roman
Autori: Andrè Malraux
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 552
Pesha: 0.59 kg
ISBN: 978-99943-1-824-7

Mbi librin

Libri publikohet në vitin 1937 dhe flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.

Por, nëpërmjet shumëllojshmërisë së personazheve shkrimtari transmeton shumëllojshmërinë e pikëpamjeve të republikanëve, por gjithashtu për të krijuar një bashkësi njerëzore. Çdo personazh është i menduar në bazë të aksionit që ai duhet të kryejë dhe kjo është e rëndësishme për të nënvizuar nevojën për veprim.

Tek romani "Shpresa", është i gjithë njerëzimi që vihet në skenë nëpërmjet vëllazërimit të krijuar mes luftëtarëve. Ky libër është inspiruar nga vetë eksperienca e shkrimtarit i cili udhëhoqi një skuadron republikan gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë luftë (gusht '36 - mars '37). Mund të konsiderohet dhe romani i angazhimit të vetë autorit sepse ai mbron kauzën republikane.

Malraux ka zgjedhur kampin e tij dhe jep vetëm këndvështrimin e republikanëve. Nxjerr në pah guximin, vendosmërinë dhe solidaritetin e tyre. Ndërsa humanizmi i karaktereve shfaqet nëpërmjet luftës së tyre edhe pse ndonjëherë ata duhet të kryejnë akte të dhunshme që shoqërohen menjëherë nga pendimi. Por ata janë gjithmonë të udhëhequr nga një ideal i lartë njerëzor.

Nëpërmjet dilemave të personazheve, Malraux shpjegon se mënyrat e veprimit mund dhe duhet të jenë në kundërshtim me objektivat e paracaktuara. Libri u publikua kur lufta e Spanjës nuk kishte mbaruar ende dhe pjesa e fundit e këtij romani është një thirrje që Malraux u bën demokracive ndërkombëtare. Malraux shoqëroi publikimin e librit me një sërë konferencash në SHBA për të mobilizuar ndihmën ndërkombëtare.

Libri nuk kufizohet vetëm në luftën e Spanjës, ai ka edhe një vlerë universale falë tematikave që trajton. Siç është tematika e vëllazërisë e cila në skenat e luftës shfaqet në mënyrë fizike. Në mënyrë më simbolike karakterizohet nga gjaku i derdhur i luftëtarëve, i cili ka një vlerë të shenjtë. Kjo kuptohet edhe nga titulli i një nga pjesëve të romanit "Gjak të majti".

Por, gjithashtu dhe tragjikja e gjendjes njerëzore shprehet nëpërmjet egërsisë së natyrës (balta, dëbora, mjegulla) e cila u tregon personazheve se janë të vdekshëm. Republikanët janë si lodra në duart e Historisë dhe në çdo moment ata mund të vdesin nga një vdekje absurde.

Fragment nga libri

Piloti vazhdonte të fluturonte përreth, pastaj vazhdoi tangjent me Alkazarin, dhe bomba u hodh në mes të oborrit. Predhat e Alkazarit ndiqnin flamurin e avionit, i cili u kthye, lëshoi një bombë, u largua dhe u kthye sërish. Dora, gjithmonë lart e Marcelinos, këtë herë nuk u ul. Në oborrin e Alkazarit valëviteshin flamurë të bardhë: Alkazari po dorëzohej. Jaime dhe Pol bënin gjeste boksi nga ngazëllimi. I gjithë ekuipazhi ishte i lumtur. Në nivelin e reve u shfaq një avion gjuajtës armik.

Mbi autorin

Andre Malraux është një shkrimtar i lindur në shekullin e XX - të, i rritur duke përjetuar e duke u angazhuar drejtpërdrejt në të gjitha ngjarjet madhore që përbëjnë historinë e këtij shekulli. Në moshë të re vendos të udhëtojë për të njohur botën e për të kuptuar sensin e saj. Pas një "incidenti" në Kamboxhë, ku me ndihmën e intelektualëve parizienë i shpëton burgut, angazhohet në luftën kundër sundimit kolonial dhe ardhjes së nazistëve në Evropë.

Më vonë, duke u afruar me të majtën franceze revolucionare dhe atë ndërkombëtare, ai do të udhëheqë brigadën Alsasë - Lorraine dhe pastaj do të bashkohet me Gjeneral de Gaulle. Gjatë kësaj kohe do të shkruante "Arrat e Altenburgut", "Zërat e heshtjes" dhe dy vepra të cilat mbetën të pabotuara deri në vitin 1996: "Demoni i absolutes" dhe "Mbretëria e së keqes".

Kur De Gaulle themeloi Republikën e Pestë në vitin 1958 dhe u zgjodh President, Malraux u zgjodh ministër i Shtetit për Çështjet e Kulturës në janar 1959. Shkrimtari ynë tërhiqet nga jeta politike kur De Gaulle jep dorëheqjen si President i Republikës Franceze. Në 10 nëntor 1970 De Gaulle vdes dhe në vitin 1971 botohet "Ahët që priten", roman dialog i de Gaulle/Malraux.

I dashur për lexuesit dhe i vlerësuar që në fillimet e veta me çmimin "Goncour", Malraux i flet shqip lexuesit mbi masakrën e komunistëve dhe revolucionin spanjoll. Me "Shpresën" ai bënte thirrje demokracive ndërkombëtare të ndërhynin në Spanjë madje publikimin e librit e pat shoqëruar me disa konferenca sensibilizuese. I shuar më 23 nëntor të vitit 1976, eshtrat e tij do të vendoseshin krahë Hogo - së dhe Sartrit në Panteon më vitin 1996.

 

Detajet e librit
2551

Referencat specifike

isbn
9789994318247
ean13
9789994318247
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000714

Botuesi: Kokona

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000748

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Në qoftë se do t'ju shtynte kurKjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte...

Çmimi 3,12 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000390

Botuesi: Albin

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Beteja e librave, Jonathan Swift

Nga rrëgjimi i duarduarshëm surreal rrjedhin saktësime groteske: beteja e Suiftit zhvillohet "të premten e shkuar në Bibliotekën Mbretërore"; poetët janë shndërruar në pararoja të kalorësisë së lehtë, këmbësorët janë rekrutuar nga mesi i historianëve, përkthyesit janë të domosdoshëm, porse mercenarë puthadorë.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ishulli, Aldous Huxley

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001618

Botuesi: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.

Çmimi 26,03 
More
Në gjendje

Referenca: 2681

Botuesi: Argeta LMG

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Çmimi 10,31 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)