Titulli: Shpresa
Origjinali: L'espoir
Gjinia: Roman
Autori: Andrè Malraux
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 552
Pesha: 0.59 kg
ISBN: 978-99943-1-824-7
Mbi librin
Libri publikohet në vitin 1937 dhe flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.
Por, nëpërmjet shumëllojshmërisë së personazheve shkrimtari transmeton shumëllojshmërinë e pikëpamjeve të republikanëve, por gjithashtu për të krijuar një bashkësi njerëzore. Çdo personazh është i menduar në bazë të aksionit që ai duhet të kryejë dhe kjo është e rëndësishme për të nënvizuar nevojën për veprim.
Tek romani "Shpresa", është i gjithë njerëzimi që vihet në skenë nëpërmjet vëllazërimit të krijuar mes luftëtarëve. Ky libër është inspiruar nga vetë eksperienca e shkrimtarit i cili udhëhoqi një skuadron republikan gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë luftë (gusht '36 - mars '37). Mund të konsiderohet dhe romani i angazhimit të vetë autorit sepse ai mbron kauzën republikane.
Malraux ka zgjedhur kampin e tij dhe jep vetëm këndvështrimin e republikanëve. Nxjerr në pah guximin, vendosmërinë dhe solidaritetin e tyre. Ndërsa humanizmi i karaktereve shfaqet nëpërmjet luftës së tyre edhe pse ndonjëherë ata duhet të kryejnë akte të dhunshme që shoqërohen menjëherë nga pendimi. Por ata janë gjithmonë të udhëhequr nga një ideal i lartë njerëzor.
Nëpërmjet dilemave të personazheve, Malraux shpjegon se mënyrat e veprimit mund dhe duhet të jenë në kundërshtim me objektivat e paracaktuara. Libri u publikua kur lufta e Spanjës nuk kishte mbaruar ende dhe pjesa e fundit e këtij romani është një thirrje që Malraux u bën demokracive ndërkombëtare. Malraux shoqëroi publikimin e librit me një sërë konferencash në SHBA për të mobilizuar ndihmën ndërkombëtare.
Libri nuk kufizohet vetëm në luftën e Spanjës, ai ka edhe një vlerë universale falë tematikave që trajton. Siç është tematika e vëllazërisë e cila në skenat e luftës shfaqet në mënyrë fizike. Në mënyrë më simbolike karakterizohet nga gjaku i derdhur i luftëtarëve, i cili ka një vlerë të shenjtë. Kjo kuptohet edhe nga titulli i një nga pjesëve të romanit "Gjak të majti".
Por, gjithashtu dhe tragjikja e gjendjes njerëzore shprehet nëpërmjet egërsisë së natyrës (balta, dëbora, mjegulla) e cila u tregon personazheve se janë të vdekshëm. Republikanët janë si lodra në duart e Historisë dhe në çdo moment ata mund të vdesin nga një vdekje absurde.
Fragment nga libri
Piloti vazhdonte të fluturonte përreth, pastaj vazhdoi tangjent me Alkazarin, dhe bomba u hodh në mes të oborrit. Predhat e Alkazarit ndiqnin flamurin e avionit, i cili u kthye, lëshoi një bombë, u largua dhe u kthye sërish. Dora, gjithmonë lart e Marcelinos, këtë herë nuk u ul. Në oborrin e Alkazarit valëviteshin flamurë të bardhë: Alkazari po dorëzohej. Jaime dhe Pol bënin gjeste boksi nga ngazëllimi. I gjithë ekuipazhi ishte i lumtur. Në nivelin e reve u shfaq një avion gjuajtës armik.
Mbi autorin
Andre Malraux është një shkrimtar i lindur në shekullin e XX - të, i rritur duke përjetuar e duke u angazhuar drejtpërdrejt në të gjitha ngjarjet madhore që përbëjnë historinë e këtij shekulli. Në moshë të re vendos të udhëtojë për të njohur botën e për të kuptuar sensin e saj. Pas një "incidenti" në Kamboxhë, ku me ndihmën e intelektualëve parizienë i shpëton burgut, angazhohet në luftën kundër sundimit kolonial dhe ardhjes së nazistëve në Evropë.
Më vonë, duke u afruar me të majtën franceze revolucionare dhe atë ndërkombëtare, ai do të udhëheqë brigadën Alsasë - Lorraine dhe pastaj do të bashkohet me Gjeneral de Gaulle. Gjatë kësaj kohe do të shkruante "Arrat e Altenburgut", "Zërat e heshtjes" dhe dy vepra të cilat mbetën të pabotuara deri në vitin 1996: "Demoni i absolutes" dhe "Mbretëria e së keqes".
Kur De Gaulle themeloi Republikën e Pestë në vitin 1958 dhe u zgjodh President, Malraux u zgjodh ministër i Shtetit për Çështjet e Kulturës në janar 1959. Shkrimtari ynë tërhiqet nga jeta politike kur De Gaulle jep dorëheqjen si President i Republikës Franceze. Në 10 nëntor 1970 De Gaulle vdes dhe në vitin 1971 botohet "Ahët që priten", roman dialog i de Gaulle/Malraux.
I dashur për lexuesit dhe i vlerësuar që në fillimet e veta me çmimin "Goncour", Malraux i flet shqip lexuesit mbi masakrën e komunistëve dhe revolucionin spanjoll. Me "Shpresën" ai bënte thirrje demokracive ndërkombëtare të ndërhynin në Spanjë madje publikimin e librit e pat shoqëruar me disa konferenca sensibilizuese. I shuar më 23 nëntor të vitit 1976, eshtrat e tij do të vendoseshin krahë Hogo - së dhe Sartrit në Panteon më vitin 1996.